Amauri: Dua ta dëshmoj veten te Parma
Sulmuesi në pronësi të Juventusit, Amauri, thotë se është i lumtur që po luan te Parma, klubi i parë italian në të cilin kishte luajtur në të kaluarën.
“Rikthimin te klubi im i parë italian e kam marrë si një shenjë të fatit”.
“Që nga dita ime e parë këtu e kam ndier besimin dhe pasionin, të cilin nuk e ndjeja më në Torino”.
“Këtu dua të dëshmoj se jam një kampion, dhe se nuk jam mendjemadh që kam luajtur te Juventusi”, ka thënë 30-vjeçari për Sportweek. /JUVENEWS.TK/