30 prill 2011

Juventusi kërkon Benzeman


Juventusi është i gatshëm që të shpenzojë gjatë verës dhe një prej caqeve kryesore është sulmuesi francez, Karim Benzema.

Tuttosport shkruan se pronari i klubit, John Elkann dëshiron që të shpenzojë më shumë se të gjithë vetëm e vetëm për ta rikthyer Juventusin aty ku e ka vendin – në piedestalin e futbollit evropian.

Dhe këtë Elkan mendon ta bëjë me 100 milionë euro të cilat pritet t’i përgatisë për transferimin e lojtarëve. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume pritet të shkojë për Real Madridin, pasi Bianconerët e duan me çdo kusht Karim Benzeman në Torino.
/JUVENEWS.TK/