27 prill 2011

Del Piero – Juve, nesër pritet firma 1 vjecare


Telenovela Del Piero duket se po arrin në serinë e fundit. Sipas La Gazzetta dello Sport, dje është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes Marotta-s dhe Stefano-s, menaxherit të Del Piero-s.

Brenda 48 orëve kapiteni do të firmosë kontratën e tij të fundit me klubin bardhezi.

Akoma një vit së bashku, për tu ndarë pastaj nga USA, vend tek i cili Alex kërkon të mbyll karrierën e tij si profesionist. /fcjuventus-news/