28 prill 2011

Buffon nuk e fajëson Delnerin


Gigi Buffon ka folur për situatën e vështirë ku gjendet Juventus, megjithatë ka mbrojtur punën e teknikut Luigi Delneri.

“Tani nuk fitojmë thjesht sepse të tjerët janë më të mirë. Faji nuk është i Delnerit, i Ferraras apo Zaccheroni më parë. Mjaft më me ndërrimin e trajnerëve”, theksoi ai.

Gigi Buffon largon Romën nga e ardhmja e tij dhe premton besnikëri ndaj bardhezinjve.

“Po, mua Juventusi më intereson dhe dua të fitoj me këtë fanellë”, është shprehur numri një i kombëtares italiane në një intervistë për Mediaset, pas zërave të javëve të fundit që e konsideronin të përfunduar kalimin e tij tek Roma.
/JUVENEWS.TK/