23 prill 2011

Gabriel Appelt Pires:” I lumtur dhe i nderuar që vesh fanellën e Juves”


Juventusi arriti të hipotekojë goditjen e parë të merkatos 2011/2012 dje, kur u formalizua blerja e supertalentit 17vjecar, Gabriel Appelt Pires nga Resende. Edicioni i sotëm i “La Gazzetta dello Sport” nxjerr në pah karakteristikat e lojtarit dhe fjalët e tij të para si juventin.

Datëlindja 1993, lojtari ka luajtur në kampionatin carioca dhe konsiderohet si talentet më premtues të futbollit brazilian. Është një miks mes Cambiasso dhe Thiago Motta, për sa i përket lojës së tij. Luan përpara mbrojtjes, ka këmbë të rafinuara, një trup shtatlartë dhe një të majtë shkatërruese nga jashtë zone. Shumëkush e krahason me Fernando Redondo, mesfushorin fantastik argjentinas që luajti për 6 vjet tek Real Madrid në vitet 90’.

Gabriel Appelt Pires është entuziast që do të luajë për Zonjën e Vjetër:
“Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që do të vesh fanellën e Juventusit, një ndër ekipet më të mëdhenj dhe prestigjoz të botës-fjalët e para të Gabriel, të sjella nga “La Gazzetta dello Sport”-Mezi pres të mbërrij në Torino dhe të rifilloj punën me shokët e rinj të skuadrës. Ndjej se kam bërë një zgjedhje të madhe”.

Gabriel ka firmosur një kontratë 5vjecare dhe Resende-s i shkojnë 2.5 milion euro + bonuse. Cmim ky që përfshin edhe vëllain e madh Guilherme Appelt Pires, Të dy kanë pasaportë portugeze.

Guilherme është një trekuartist shumë teknik që do t’i shtohej të rinjëve të Juventusit këtë vit. /fcjuventus-news/