24 prill 2011

Maxarri më i përfoluri për drejtimin e Juves


Emri i teknikut Valter Maxarri është më i përfoluri orët e fundit në mediat italiane për të marrë drejtimin e Juventusit.

“Zonja e Vjetër” nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete nga Luçiano Spaleti i Zenitit, apo nga Roberto Mançini i Mançester Sitit.

Mediat vendase shkruajnë se Maxarri është tekniku më i pëlqyer nga drejtuesit e Juventusit, falë paraqitjeve të tij në drejtimin e Napolit.

Megjithatë, vetë tekniku italian nuk është prononcuar rreth zërave të fundit për një kalim të mundshëm drejt Juves.
/JUVENEWS.TK/