30 prill 2011

Per momentin Buffon do te qendroje tek Juventus!


Zerat jane te ndryshem prej shume kohesh, se bashku me pergenjeshtrimet, por tifozet e Romes e enderojne me te vertete mberritjen e Gigi Buffon. Agjenti i portierit te Juventus dhe Kombetares, frenon dhe thekson se per momentin nuk asnje asgje.

"Gazetat flasin per te mbushur faqet - shpjegon Silvano Martina - por Buffon ka nje kontrate qe ka edhe dy vite kohe deri ne skadence me Juventus dhe eshte i lumtur ne kete skuader. Me pas do te shohim nese do te ndodhe ndonje gje, por per momentin nuk ka asgje per te shtuar zera te pabaza.

Gigi eshte nje nder portieret me te mire ne bote, pas disa ditesh do te marre edhe nje cmim si portieri me i mire i 10 vitecve (do tia jape Iffhs), eshte rikuperuar 100% nga demtimi dhe eshte i bindur se ne sezonin e ardhshem do te jete shume me ne forme".
/JUVENEWS.TK/

Ibrahimoviç largohet, vjen Amauri?


Pasi qëndroi më shumë se një vit pa shënuar asnjë gol, Amauri është rikthyer një sulmues i frikshëm pas huazimit të tij nga Juventusi në skuadrën e Parmës.

Italo-braziliani ka realizuar 7 gola në 10 ndeshje dhe kjo mesatare golash, plus paraqitjet fantastike me klubin emiljan, kanë rindezur dëshirën e Milanit.

Allegri kërkon me çdo kusht një zëvendësues të Ibrahimoviçit, duke parë edhe mungesat e shpeshta të Patos, ndaj zgjedhja e tyre ka mbetur te Amauri.

Për rrjedhojë, Amauri mund të jetë një ndër emrat më të rëndësishëm të afatit kalimtar gjatë kësaj vere.
/JUVENEWS.TK/

Kielini: "Me stadiumin e ri do të kemi përparësi"


Jo vetëm Xhianluixhi Bufon apo Alesandro Del Piero. Edhe Xhiorxhio Kielini shikon (dhe ndjen), në këto javë plot problem dhe zhurmë mbi të ardhmen e Juventusit, shumë zëra mbi një lamtumirë të mundshme nga ngjyrat bardhezi. Por qendër mbrojtësi juventin, ashtu si edhe shokët e tjerë të sipër përmendur nga disa lajme të kohëve të fundit, kërkon të mohojë gjithçka dhe të përsërisë vullnetin e tij për të qendruar sa më gjatë të jetë e mundur në Torino:

"Është normale, që përreth emrit tim të qarkullojnë shumë zëra merkatoje, por mua këto nuk më interesojnë aspak. Unë dëshiroj të qendroj te Juventusi". Fjalët e Xhiorxhio Kielinit të shprehura për "Sky Sport" kanë lënë të kuptohet një dëshirë e madhe nga ana e Kielinit, për një të ardhme të madhe me Juventusin, kur të rikthehet, sepse po vuan nga një dëmtim që është duke e mbajtur larg nga fusha e lojës: "Kam një dëshirë të madhe për të luajtur në stadiumin e ri dhe Juventusi, edhe për këtë motiv, do të ketë prioritet mbi të tjerët, kam vuajtur shumë, duke parë Juventusin nga jashtë. Për fat kemi humbur dy pikë të rëndësishme kundër Katanias në shtëpi dhe kjo gjë pikërisht nuk më ka kaluar, vazhdoj të jem shumë i mërzitur për ato dy pikë që kemi lënë".
/JUVENEWS.TK/

Matri i sigurtë: "Trajneri ardhshëm? Nuk flasim për këtë"


"Jam shumë i lumtur, sepse jam në skuadrën me më shumë tituj kampion në Itali". Alesandro Matri ka folur në treqindegjashtëdhjetë gradë për aventurën e tij të re me fanelën bardhezi, një aventurë që deri më tani mund të quhet më shumë se pozitive. "Di që jam larguar nga një skuadër e rëndësishme, por kam mbërritur në një super skuadër me objektiva të ndryshëm nga ato që ka Kaljari", është shprehur bomberi bardhezi, duke folur për "Deejay Football Club". "Dhe nuk është e vërtetë që do të kisha preferuar Milanin.

Pas tre vitesh e gjysëm në Sardenjë, nuk kisha preference: ka mbërritur Juventusi dhe nuk mund të mos e pranoja një mundësi kaq të madhe". Por, për fat të keq sezoni bardhezi nuk ka qenë në linjë me pritshmëritë e fillim sezonit, ku Juventusi shikohej si një skuadër që duhet të arrinte në zonën Champions: "Objektivat tanë janë larg, për fat të keq, barazimi i të dielës së shkuar kundër Katanias nuk e ka ndihmuar qartësisht klasifikimin tonë: duhet të vazhdojmë t'i japim një sens këtij kampionati, duke kërkuar të japim maksimumin të dielë pas të diele", ka vazhduar më tej Matri, që nuk ka dashur të zbulojë sinjifikimin e gëzimit të tij: "Nëse e them ka përfunduar…".

Sulmuesi bardhezi është ngacmuar edhe për një pikë shumë pikante, çështjen e trajnerit të ardhshëm. "Shoqëria është duke ndërtuar diçka të rëndësishme, është shprehur Matri. Madhështia e Juventusit perceptohet dhe krijohet nga e shkuara e saj që e njohim të gjithë, por edhe nga shoqëria dhe nga lojtarët e tjerë që luajnë këtu". Ndeshja kundër Lacios të dielën nuk do të jetë ndër ndeshjet e zakonshme: "Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse bardhekaltërit janë duke luftuar për një objektiv shumë të rëndësishëm". Çështja e trajnerit është pika më e nxehtë që diskutohet në Vinovo, por Matri kërkon të sqarojë diçka të rëndësishme: "Ne nuk flasim në brendësi të grupit dhe nëse një gjë e tillë do të ndodhte, sigurisht që nuk do ta thoja".
/JUVENEWS.TK/

Reja karikon Lacion: "Është ndeshja më e rëndësishme"


"Ndeshja më e rëndësishme e vitit". Edi Reja e ka prezantuar në këtë mënyrë ndeshjen shtëpiake që Lacioja e tij do të luajë të hënën në mbrëmje kundër Juventusit. Janë të nevojshme tre pikët në këtë ndeshje për të konsoliduar dhe me shumë mundësi për të blinduar vendin e katërt. Lacio vjen nga humbja që ka pësuar në fushën e Interit dhe kanë vetëm një pikë avantazh ndaj Udineses: "90% e mundësive tona varen nga kjo ndeshje. Fati jonë do të vendoset nga kjo ndeshje. Juventusi është me të vërtetë një skuadër shumë e fortë në transfertë.

Del Neri e di shumë mirë, se kur mund të luajë dhe kur është e nevojshme të mbyllet për të shfrytëzuar kundërsulmet. Lojtarët e krahut janë shumë cilësorë, është një trajner që beson shumë tek ky sistem loje". Trajneri i Lacios vazhdon të flasë edhe për kundërshtarët e ardhshëm: "Juventusit i është dashur të përballojë shumë dëmtime në këtë sezon. E dimë shumë mirë, që duhet të luajmë një ndeshje me intensitet të lartë, nëse dëshirojmë të marrim pikët e plota në këtë ndeshje. Nuk i nënvlerësojmë aspak kundërshtarët tanë, që do të kërkojnë një rezultat pozitiv për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

E përsëris edhe njëherë, ndeshja për ne është shumë e rëndësishme: as nuk më duhet t'ia them lojtarëve, nuk kanë nevojë për stimuj nga ana ime, sepse e dinë shumë mirë se çfarë kërkohet". Por në këtë ndeshje të rëndësishme trajneri bardhekaltër Edi Reja duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesat e të skualifikuarit Stefano Mauri dhe rrezikon të ketë edhe mungesën e Xhiusepe Rosit, që është i dëmtuar: "Duhet të gjej zgjidhjet më të mira në bazë të nevojave tona. Kam akoma kohë për të vendosur. Ekziston gjithsesi një lloj zhgënjimi, sepse shpresoja të kisha në dispozicion shumë lojtarë për këtë fund kampionati", është shprehur trajneri i Lacios. Në këto javët e fundit, skualifikimet janë bërë gjithmonë e më frekuente.

"Nuk besoj se, bëhet fjalë për çështje nervash. Për pjesën tjetër, nëse marrin në konsideratë kartonin e kuq që ka marrë Mauri në Milano, mund të thuhet se, ishte një ndërhyrje që nuk dukej për karton të kuq". Lojtari i 12 në fushën e lojës mund të jetë populli lacial, që pritet të mbushë plot stadiumin Olimpiko (priten 50 mijë tifozë): "Nuk kërkoj të marr hak ndaj tifozëve për sjelljen e tyre të disa kohëve më parë, kemi kaluar edhe momente të vështira, por mund të ndodhë kjo në një sezon. Jam shumë i lumtur për këtë entuziazëm përreth skuadrës, ndihma e tifozëve tanë mund të jetë vendimtare në këtë ndeshje. Shpresojmë të realizojmë ëndrrën tonë që është Champions Liga".
/JUVENEWS.TK/

Tre skuadra pas Pirlos


E ardhmja e mesfushorit italian, Andrea Pirlo te Milan është ende e pa qartë. Kontrata e mesfushorit me klubin italian Milan përfundon në qershor dhe ai po kërkohet nga disa klube evropiane.

Skuadra e Juventusit ka kohë që është interesuar për shërbimet e tij , përderisa edhe Chelsea ka bërë të njëjtën gjë.

Një skuadër tjetër e cila tashme ka shprehur dëshirën për italianin është skuadra spanjolle Malaga.
/JUVENEWS.TK/

Dilema është mes Aquilani-t dhe Montolivo-s!


Juventusi kërkon me ngulm Riccardo Montolivo-n(26) për të rilindur në një mesfushë që këtë vit nuk ka shkëlqyer me performancat e saj. I riu i Fiorentina-s ka treguar të gjitha cilësitë e tij jo vetëm në kampionat por edhe në kombëtare. Pikërisht në ndeshjet me kombëtaren mesfushori ka treguar më të mirën e tij, duke luajtur në një rol të ri, i lirë nga detyrat mbrojtëse.

Tek Juventus do të luante në këtë rol, që edhe atij i pëlqen. Ky fakt e ka afruar në Torino më shumë se në Milano. Cmimi I këtij lojtari në skadencë kontrate në 2012 është 10-15 mln euro. Në rast se Juve do të vendoste të mbante edhe Alberto Aquilani(27), do t’i duhej të paguante një shifër të ngjashme për ta blerë përfundimisht nga Liverpool.

Dalglish ka deklaruar se do ta shikonte me sy të mirë rikthimin e lojtarit. Vetëm ndonjë manovër e Marotta-s do ta ulte cmimin prej 16 mln euro. Gjëja që dihet është se edhe Milan është hedhur në sulm për lojtarin këto ditë, duke qenë se Pirlo është shumë larg Milanos.

Problemi i Juventusit është fakti se Aquilani këtë vit nuk ka bindur plotësisht në rolin e regjizorit të mesfushës., pozicion ku Montolivo do të ishte i përkryer. I riu i Fiorentinë duket i gatshëm për t’u transferuar në Torino duke qenë se ka marrdhënie shumë të mira me shokun e tij të skuadrës Claudio Marchisio, qëndrimi i të cilit nuk vihet në dyshim. /fcjuventus-news/

Merkato/Mançini: "Në fillim objektivat, më pas do të flas me Tevez"


Është konsideruar nga shumë njerëz si një prej protagonistëve të mundshëm të merkatos së ardhshme verore dhe, fjalët e shprehura nga Roberto Mançini për gazetën angleze "Daily Mail", nuk do të bëjnë gjë tjetër tjetër veçse do të shtojnë më shumë zërat që e shikojnë atë larg nga Manchester Siti. Trajneri italian në fakt, ka folur për një largim të mundshëm të argjentinasit Karlos Tevez në fund të sezonit:

"Duhet të flasim me të përsa i përket qendrimit të tij të mëtejshëm në skuadrën tonë, por kemi kohë për ta bërë, për momentin, për ne prioritare është të arrijmë të triumfojmë në Kupën e Anglisë dhe të sigurojmë vendin e katërt në renditjen e përgjithshme të Premier Ligës. Pasi të kemi arritur objektivat tonë do të flasim me të, qendrimi i tij, ndërkohë nuk mendoj se varet nga arritja e një vendi që vlen Champions Ligën apo jo".

Roberto Mançini ka folur edhe për të ardhmen e tij në bankinën e Bluve të Manchesterit: "Unë dëshiroj të qendroj te Siti. Kam punuar shumë fort këtu dhe do të më vinte shumë keq t'ia dorëzoja skuadrën ndonjë tjetër njeriu pas gjithë kësaj pune që kam kryer. Dëshiroj të përqendrohem ekskluzivisht te Manchester Siti dhe të arrij vendin e katërt dhe fitoren në Kupën e Anglisë".
/JUVENEWS.TK/

Rikthehet Kualjarela: Do të shënoj me gju!


“Një goditje me gjurin e operuar. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për të larguar mendimet e këqia të këtyre muajve.” Ky është goli që ëndërron të shënojë Kualjarela në rikthimin e tij në “debutimin e ri”.

E kam kaluar këtë moment të vështirë falë “tifozëve, familjes time dhe miqve të mi, që më kanë qëndruar shumë afër dhe më kanë mbështetur. Fizikisht nuk jam në një formë të mirë, është normale pas një qëndrimi tremujor larg fushave. Por ndihem mirë, arrij të bëj gjithçka: vrapoj dhe i gjuaj topit.

Kontakti me topin më ka dhuruar ndjesi të mrekullueshme. Momenti më i vështirë ka qenë në fillim, kur më është dukur se gjithçka kishte marrë fund dhe rreth meje dëgjoja të flitej për sezon të përfunduar”, ka thënë Kualjarela, duke rimenduar për ditët e para të dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Parmës.

“Më pas, me kalimin e kohës, gjërat janë përmirësuar. Çdo ushtrim ka qenë një hap përpara, çdo reagim pozitiv i gjurit, një arritje dhe një shtysë për të vazhduar më tej”, ka thënë sulmuesi i Juventusit.
/JUVENEWS.TK/

Agjenti i Buffon: “Buffon tek Roma, e pamundur”


Agjenti i Gigi Buffon nuk nguroi të flasi rreth zërave qe e duan Buffon-in larg Torinos dhe shpjegoi situatën aktuale:

“Kam dëgjuar shumë fjalë këto ditë rreth nje largimi të mundshëm të Gigi-t nga Torino dhe e mohoj këtë gjë katërcipërisht. Gigi është i dashururar me këtë fanellë dhe është i lumtur në Torino. Nuk e ka tradhëtuar këtë fanellë kur kishte mundësinë për ta bërë dhe nuk do të bëjë tani.

Ai ka një kontratë deri në 2013 dhe do ta respektojë atë. Zërat për një kalim të tijin tek Roma janë fjalë të cilat janë fryrë nga gazetat. Nuk ka asgjë ë vërtetë”. /fcjuventus-news/

Duhen forcuar krahët


Vazhdohet të flitet për emrat në sulm, pa harruar mbrojtjen, krahët e të cilës vazhdojnë të jenë të brishtë.

Emrat janë gjithnjë të njejtit: Cissokho, Ziegler, Clichy majtas dhe Cassani, Beck Van der Ëiel djathtas. Të gjithë emra interesantë, që mund të rrisin forcën teknike të mbrojtjes, që me Grosso, Traore nga një anë dhe Grygera, Motta, Sorensen nga ana tjetër nuk kanë bindur në korsitë e mbrojtjes duke dalur shpesh të zbuluar dhe duke mos ofruar shtysën e nevojshme në sulm.

Majtas do të mundohen të rinisin De Ceglie-n duke e lidhur atë në sulm me Bastos. Përpjekjet janë për blerjen e Ziegler që me parametër 0 ngjall urinë tek shumë skuadra.

Djathtas lufta është mes dy lojtarëve, Van der Ëield he Beck, me Cassani-n si alternativë dytësore. Ditët e fundit janë shfaqur shumë zëra nga Gjermania që bëjnë të ditur se Juventus e ka praktikisht në dorë Beck. Në arkat e klubit gjerman do të shkonin 9 mln euro. Më në fund një mbrojtës që mund të quhet një përforcim i sigurtë për krahët. Do të na mbetet të shohim cilët do të jenë goditjet përfundimtare në krahë, por një gjë është e sigurtë. Krahët do të përforcohen. /fcjuventus-news/

Nga Elkann tek El Kun hapi është i vogël


Do të jetë e vështirë ta shikosh bardhezi. E para sepse kushton shumë, e dyta sepse është shumë i fortë dhe së fundmi lojtarët shumë të fortë, ky Juventus nuk i blen. E thënë kjo, tashmë le të shpjegojmë zërat që qarkullojnë në merkato, të cilat flasin për një sulm të Juves në drejtim të tij.

Fatmirësisht emrat që ndiqen janë të duhurit: Tevez, Benzema dhe së fundmi Aguero. Ylli argjentinas, pas një viti të shkëlqyer, po kalon një periudhë ulje e ngritjesh, por mbetet një lojtar i madh. Për të mos zhgënjyer përsëri tifozat duhet hapur portofoli.

El Kun kushton shumë. Kontrata me lojtarin do të arrij për një shumë vjetore prej 3.5 mln euro + bonuse. Për të bindur Atletico-n do të duheshin 15/20 mln euro + ndonjë lojtar. Flitet për Momo Sissoko dhe Iago që është në huazim në Segunda Division, pa harruar Tiago-n që aktualisht ndodhet në Madrid.

Nëse do të realizohet do të ishte një goditje e shkëlqyer edhe në nivelin e imazhit të Juventusit të ri. /fcjuventus-news/

Juventusi kërkon Benzeman


Juventusi është i gatshëm që të shpenzojë gjatë verës dhe një prej caqeve kryesore është sulmuesi francez, Karim Benzema.

Tuttosport shkruan se pronari i klubit, John Elkann dëshiron që të shpenzojë më shumë se të gjithë vetëm e vetëm për ta rikthyer Juventusin aty ku e ka vendin – në piedestalin e futbollit evropian.

Dhe këtë Elkan mendon ta bëjë me 100 milionë euro të cilat pritet t’i përgatisë për transferimin e lojtarëve. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume pritet të shkojë për Real Madridin, pasi Bianconerët e duan me çdo kusht Karim Benzeman në Torino.
/JUVENEWS.TK/

Quagliarella: Nuk më vjen keq që u largova nga Napoli


Sulmuesi i Juventusit Quagliarella deklaron se nuk i vjen keq pse u largua nga Napoli për të kaluar në Torino.

Sulmuesi italian u bashkua me gjigandët italianë verën e kaluar dhe ishte në formë të shkelqyer deri kur pësoj një demtim të rëndë në janar dhe u detyrua të mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.

Megjithatë Quagliarella shprehet i lumtur në Torino “Nuk më vjen keq që e lashë Napolin. E dija që ata do të luajnë mirë, por të them të vërtetën nuk i prisja kaq mirë” deklaron ai për Juventus Channel

“Me vjenë mirë që është ekipi i qytetit tim aq lartë” përfundoi italiani

Këtë javë Juventus udhëton në kryqeytetin Italian për tu ndeshur me Lazion të hënën.
/JUVENEWS.TK/

29 prill 2011

Seria A - Kryendeshja të hënën


Java e 35-të në Seria A do të sjell ndeshje mjaftë interesante. Të shtunën Cesena e Erjon Bogdanit do të pres skuadrën kampione Inter, kurse të dielën Milani që po ecën sigurt drejtë titullit kampion luanë në “San Siro” më skuadrën e Bologna.

Të dielën zhvillohet edhe një ndeshje interesante në mes Fiorentina dhe Udinsese, kurse të hënën do të mbyllet java e 35-të më kryendeshjen Lazio Juventus. Lazio ka synim fitoren për të ruajtur pozitën e katërt, kurse Juve në anën tjetër shpreson në një plasman sa më të mirë për sezonin ardhshëm.

Të shtunën

18:00 Cesena-Inter Milan
20:45 Napoli -Genoa

Të dielën

15:00 AC Milan-Bologna
15:00 Catania-Cagliari
15:00 Chievo-Lecce
15:00 Fiorentina-Udinese
15:00 Parma -Palermo
15:00 Sampdoria-Brescia
20:45 Bari-AS Roma

Të hënën

20:45 Lazio-Juventus
/JUVENEWS.TK/

Super JuveNews Liga - Si kan luajtur pjesmarrësit


Milaim Rushiti

Lazio - Juventus (2)
Fiorentina - Udinese (x)
Arsenal - Manchester United (2)
Chelsea - Tottenham (1)
Deportivo La Coruna - Atletico Madrid (x)
Osasuna - Valencia (1)
Bayern Munich - Schalke 04 (1)
Hoffenheim - Stuttgart (1)

Belind Dragusha

Lazio - Juventus (x)
Fiorentina - Udinese (1)
Arsenal - Manchester United (1)
Chelsea - Tottenham (1)
Deportivo La Coruna - Atletico Madrid (1)
Osasuna - Valencia (2)
Bayern Munich - Schalke 04 (1)
Hoffenheim - Stuttgart (2)

Endrit Mustafa

Lazio - Juventus (2)
Fiorentina - Udinese (2)
Arsenal - Manchester United (2)
Chelsea - Tottenham (1)
Deportivo La Coruna - Atletico Madrid (X)
Osasuna - Valencia (1)
Bayern Munich - Schalke 04 (1)
Hoffenheim - Stuttgart (1)

Genc Hoxhaxhiku

Lazio - Juventus (2)
Fiorentina - Udinese (1)
Arsenal - Manchester United (2)
Chelsea - Tottenham (1)
Deportivo La Coruna - Atletico Madrid (2)
Osasuna - Valencia (2)
Bayern Munich - Schalke 04 (1)
Hoffenheim - Stuttgart (1)

Beslind Kastrati?

Lazio - Juventus (1)
Fiorentina - Udinese (1)
Arsenal - Manchester United (1)
Chelsea - Tottenham (1)
Deportivo La Coruna - Atletico Madrid (x)
Osasuna - Valencia (2)
Bayern Munich - Schalke 04 (1)
Hoffenheim - Stuttgart (1)

John Elkann: Juve, model Barcelona


Drejtuesi i lartë i Juventusit, John Elkann, bëri të ditur se e ardhmja e bardhezinjëve do të bazohet në modelin Barcelona.

“Nuk kërkojme ortake, por pjesëmarrjen e tifozëve tanë. Skuadra të cila si Bayern dhe Barca fitojn fale lidhjes me territorin”.

"Del Piero ka bërë një kampionat shumë të mirë, është në gjendje të ndihmojë të rinjtë”.
/JUVENEWS.TK/

Agjenti i Juves në Portugali


I vëzhguari special i sfidës Benfica-Sporting Braga, e vlefshme për gjysëmfinalen e Europa League ishte pa dyshim Fabio Coentrao (23). Mbrojtësi i majtë i Benfica-s do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar të seksionit të ardhshëm të merkatos, duke qenë se për të janë vënë në ndjekje skuadrat më të mira të Europës.

Të rejat vijnë nga fronti i Juventusit që sipas SkySports.com ka dërguar vëzhguesit e saj për të parë nga afër talentin e ri të futbollit portugez. Objektivi i bardhezinjëve për sezonin e ardhshëm është forcimi i krahëve të mbrojtjes dhe Fabio Coentrao do të ishte lojtari i duhur për të përcjellur sigurinë e nevojshme. /fcjuventus-news/

Një lajm që mezi pritej: “Juve, gati 90-120 mln për investime”


Nuk është bërë akoma e qartë shifra tek e cila po punon presidenti Andrea Agnelli dhe Beppe Marotta së bashku me këshillin administrativ të Juventusit, por drejtuesit e Juventusit tani kanë garancinë e Exor, e cila nuk ka ndërmend të tërhiqet përballë financimit të palnit të zhvillimit 3vjecar.

John Elkann, që është kushuriri i Andrea Agnelli dhe njëkohësisht president I Exor, deklaroi se po bëhet gati një rritje kapitali që do t’i lejojë ekipit të Agnelli-t investime të mëdha. Familja do të jetë në krahun e ekipit dhe do ta ndihmojë atë që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Drejtues së 11 Majit.

Pavarësisht humbjeve prej 60-65 mln euro, rritja e kapitalit nga Exor do të bëjë të mundur investime të mëdha. Juventus disponon tashmë 70 mln me të cilat mund të lajë borxhet dhe duket se pjesa tjetër e buxhetit që mendohet nga 90-120 mln euro do vendoset nga Exor dhe do të shkojë krejtësisht për merkaton.

Vlen për t’u përmendur se këto para do të përdoren për të sjellë në Torino jo më 15 lojtarë, por vetëm 2-3. Pra, vlera e lojtarëve që do të blihen do të jetë më e madhe se 30 mln euro, shumë e cila është e njejtë me cmimin e Neymar, Tevez dhe Benzema. /fcjuventus-news/

Milano e dëshiron Aquilanin


Milan ka hyrë në garë për ta transferuar Alberto Aquilanin dhe po dëshiron të përfitoj nga rasti i Juventusit i cili ende nuk e kanë gjetur një gjuhë të përbashkët me Liverpookin.

Aquilani aktualisht është i huazuar deri në qershorë, kurse Juventus është duke u munduar të ul qmimin e kërkuar nga Liverpuli.

Mirpo Liverpol nuk po dëshiron ti humbas të hollat e investuara para dy viteve, dhe kështu që Aqulani në fund të stinorit do të rikthehet në Anfield Road.

Calciomercato.it bënë të ditur se Milan është i gatshëm të ofroj një kërkes që Aquilani të huazohet në Milano për një sezon me të drejt blerje.

Aqulani në Milano shifet si zavendësues i Andrea Pirllos, që në fund të stinorit do ti skadoj kontrata, kurse Juventus mund ta angazhoj pirllon me parametra zerro.
/JUVENEWS.TK/

Juventus ka konkurence per Sandro'n


Interi i eshte bashkuar gares me Romen dhe Juventusin per te marre sherbimet e Sandro's i cili pritet te largohet nga Tottenham gjate kesaj vere, duke u bazuar ne Il Corriere dello Sport.

Mesfushori defanziv Brazilian ka qene impresiv ne ndeshjen kunder Milanit ne LK.

Ai kaloi ne Tottenham veren e kaluar pasi fitoi Kupen Libertadores me skuadren Braziliane Internacional.

22 vjecari nuk eshte adoptuar edhe aq lehte ne Premier Lige duke pasur parasysh se ka vetem 14 paraqitje.

Per kete arsye, skuadrat Italiane besojne se Totenhami eshte i gatshem qe te shes lojtarin ne shifer prej 15 milion euro. /Juventus-fans.net

Reja i gatshem per hakmarrje


Bossi i Lazios, Edy Reja kerkon revansh perballe Juventusit ne ndeshjen e se Henës.

Juventusi mposhti Lazion ne ndeshjen e pare kur ne minutat shtese Milos Krasic i dhuroi fitoren skuadres te tij me rezultat 2-1.

"Do te ishte statistfuese per mua nese i mposhtim ata ne minuten e 95, ashtu sic na bene neve,: tha Reja.

"Ne Torino ne leshuam nje pike ne sekondat e fundit te takimit"

Biancocelestet momentalisht jane ne vendin e katert ne Serie A dhe shikojne per fitore ne kete perballje per te mbajtur avantazhin e pikeve ndaj Udineses dhe Romes ne luften per vendin e katert.

"Ne vetem duhet te besosjme ne veten dhe te japim maksimumin. Ne nuk mund te leshojme kete rast te mire per Ligen e Kampioneve" perfundoi Reja. /Juventus-fans.net

Atalanta distancon veten nga Del Neri


Atalanta ka distancuar veten nga raportet qe vinin se do te marrin si trajnerin Gigi Del Nerin.

Ky i fundit eshte lidhur me nje rikthim tek klubi i tij i meparshem ku menaxoi nga 2007 deri ne 2009

"Eshte nje fantazi futbolli" keshtu deklaroi drejtori sportiv i Atalanta's, Gabriele Zamagna. "Ne kemi ndegjuar keto spekulime per muaj me rresht, mirepo ne kemi qendruar te qete."

Skuadra e Atalanta's momentalisht eshte ne vendin e dyte ne Serie B pas Siena's, dhe kete fundjave do te perballen me Livornon. /Juventus-fans.net

Elkan: Juvja, më e re dhe më e fortë


“Tek Juventus po ndodh një ndryshim, që kërkon kohë për të patur një skuadër më të re dhe më kompetitive.” Xhon Elkan flet për aksionerët, në asamblenë e “Exor”, në të cilën ka qenë prezent edhe presidenti bardhezi, Andrea Anjeli.

“Perspektiva është e lidhur me një event të madh, që do të ndodhë këtë vit, inaugurimin e stadiumit të ri dhe planit, me të cilin po punohet për 2014-n. Duhet të shohim se si në të ardhmen do të jenë të përfshirë më shumë tifozë, edhe falë stadiumit të ri, i cili do të kompletohet shumë shpejt,” vazhdon Elkan.

Më pas një shpjegim për “Fair Play” financiar: “Urdhrat e UEFA-s imponojnë një ekuilibër mes nivelit sportiv dhe atij ekonomik. Për tifozët duhet të evitohet entuziasmi dhe konsumimi i shpejtë, si ata të Romës apo dhe të Torinos.”
/JUVENEWS/

Tuttosport:”Nis plani për Tevez”


Në pritje të 11 Majit të ardhshëm kur do të mbahet mbledhja e ardhshme e grupit drejtues të Juventusit, fjalët e djeshme të John Elkann u kanë dhënë zë lajmeve të merkatos.

Sipas Tuttosport, ëndërra mbetet Carlos Tevez (27), sulmues i gatshëm të lërë Manchesterin për të kërkuar eksperienca te reja. Trasferimi do të kushtonte 35 mln euro kurse lojtari do të përfitonte 5 mln euro në vit.

Takimet me Tevez dhe përfaqësuesin e tij janë gjykuar si pozitive nga drejtuesit bardhezinj, që po projektojnë blerjen e 3 lojtarëve të kalibrit ndërkombëtar për të risjellur Juventusin në krye të Italisë dhe më pas të Europës. /fcjuventus-news/

Edhe Juve pas Agueros


Sergio Aguero ka joshur vëmendjen e Juventusit me paraqitjet e tij të mira për Atletico Madridin këtë vit, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Ekipi nga Torino është i vendosur ta forcojë ekipin gjatë verës pas një sezoni tepër zhgënjyes dhe tashmë e ka shndërruar në prioritet nënshkrimin me një sulmues të ri.

Juve më herët është lidhur me një transferim të sulmuesit të Santos, Neymar, dhe atij të Internacional, Leandro Damiao, por tashmë duket se ka kthyer vëmendjen kah 22-vjeçari Agueri.

Sulmuesi shumë i vlerësuar argjentinas ka bërë mbi 150 paraqitje për Atleticon që kur iu bashkua ekipit spanjoll nga Independiente gjatë verës së vitit 2006. Aguero raportohet se kërkon një sfidë të re dhe mund të transferohet në Itali gjatë verës.

Ai ka një kontratë aktuale me klubin, por ka edhe një klauzolë lëshimi e cila kap vlerën e 45 milionë eurove. Për të i interesuar ka qenë edhe Interi.
/JUVENEWS.TK/

Quagliarella rikthehet në stërvitje


Fabio Quagliarella është rikthyer pas një lëndimi që la larg fushe për 6 muaj, dhe tashmë për çdo ditë po ndihet edhe më mirë.

Quagliarella ka filluar të stërvitet, është rikthyer fushave të gjelbërta të cilat i munguan shumë, ai do të vazhdoj të punoj i ndarë nga skuadra dhe to të punoj me një intenzitetë më të lartë duke i kryer dy stërvitje prenda një dite.
/JUVENEWS.TK/

Moggi: "Të kthehem te Juve? Kurrë mos thuaj kurrë"


"Të kthehem te Juventusi? Kurrë mos thuaj kurrë".

Luciano Moxhi e ka lënë të hapur derën për një rikthim të mundshëm në ambjentin bardhezi. Ish-drejtori i përgjithshëm Juventin, duke ndërhyrë për mikrofonat e Radio "Power Station" gjatë emisionit televiziv "Të gjithë të çmendur për Juventusin", e analizon në këtë mënyrë sezonin e Juventusit:

"Problemi serioz i Juventusit nuk është aspak trajneri. Ka shumë lojtarë që nuk shërbejnë për Juventusin dhe për ta bërë kompetitive skuadrën duhet të shiten për të blerë lojtarë të tjerë, që të jenë të vlefshëm dhe të shërbejnë për të arritur objektiva të mëdha".

Mançini?

Luçiano Moxhi është shprehur edhe për kandidatët që mund të arrijnë bankinën bardhezi:

"Mançini është një trajner i mirë dhe nëse shkojmë të kërkojmë cilësitë e Mançinit ai është emri më i rëndësishëm nga ato që janë përmendur deri në këtë moment. Që më pas, ka pasur një të shkuar të ndryshme dhe kundër Juventusit nuk ka asnjë dyshim, por kur je në një tjetër skuadër mendon vetëm për këtë. E ka ekzagjeruar në disa momente, por më pas e ka kuptuar shumë mirë gjendjen.

Shumë gjëra, ndërkohë janë thënë edhe në momente kur je i nxehtë dhe në fakt kur ka mbërritur në Napoli për të dëshmuar për procesin i ka ngrënë të gjitha fjalët, që kishte shprehur pas ndeshjeve shumë herë".

Pa Champions Ligë në sezonin e ardhshëm si do të arrijë Juventusi të marrë në skuadër lojtarë të mëdhenj?

"Duhet të hapin portofolin ose të veprojnë siç vepronim ne, që nuk kishim para, por që shisnim lojtarët e rëndësishëm që kishim në skuadër për të blerë lojtarë më të mirë, që është i nevojshëm. Kur nuk janë paratë duhet të përdoret impenjimi. Anjeli duhet të dëgjohet. Situata është kritike, këtë vit jo për fajin e tij ka shkuar shumë keq, por tashmë duhet të marrë vendime të rëndësishme.

Ibrahimoviç?

Nuk ka asnjë dyshim që do ta kisha marrrë përsëri në skuadër, do t'i jepja një dorë për t'u rikthyer. Juventusi në vitin 2006 nuk do të kthehet asnjëherë më, janë blerë shumë lojtarë që nuk ishin aspak të vlefshëm dhe nuk janë për nivelin e Juventusit, kështu që si fillim duhet të lirohemi nga ata dhe më pas do ta rifillojmë nga fillimi. Por, emra nuk përmend.

Stadium ri?

Kemi dizenjuar ne duke parë eksperiencën e stadiumeve më të mëdha të botës. E kanë marrë dhe e kanë ndërtuar, e kishim projektuar ne më parë, por nuk më intereson shumë merita, më intereson që u ndërtua".

Për Calciopolin?

Luçiano Moxhi ka folur edhe për Calciopolin. Për herë të parë gjatë procesit Calciopoli në Napoli, avokatët e Juventusit kanë replikuar ndaj drejtuesve të gjyqit. "E kanë bërë, sepse ishte momenti ta bënim dhe sepse duhet ta kishin bërë prej kohësh, gjatë të gjithë procesit janë lënë vetëm.

I vetmi që kam mbrojtur Juventusin në këto 5 vite?

Në këtë pikë, nuk ka asnjë dyshim, ka qenë shumë e vështirë, por e kam bërë me shumë dëshirë. Jam unë më shumë i lidhur me Juventusin sesa ata njerëz, që e kanë hedhur në krizë dhe e kanë dërguar në këto nivele. Kur njëri i bën gjërat pa turp, nuk ka asnjë problem. Unë nuk kam bërë asnjëherë gjëra që kam lexuar që kanë kryer presidentët e tjerë, për këtë arsye e kam mbrojtur shumë Juventusin. Futbollin e kam njohur vetëm me përgjime, unë në atë kohë punoja. Dhe e bëja mbase më mirë se të tjerët. Në Romë, kur do të diskutohet ridënimi im do të më pëlqente të dëgjoja afrimitetin dhe solidaritetin e tifozëve. Andrea Anjeli atë që mund të bënte e ka bërë, me shumë kënaqësi. Duhet të reflektojnë për atë që ka dalë në skenë, është kryer një proces mbi dyzet telefonata pa llogaritur, ndërkohë që kishte më shumë se pesëdhjetë mijë telefonata për t'u dëgjuar. Juventusi me Andrea Anjelin ka filluar të reagojë për atë që ka ndodhur më parë në procesin Napoli, nëse nuk do ta marrin në konsideratë edhe në vazhdim dhe nuk ndodh gjë tjetër procesi me shumë mundësi ka përfunduar: në 10 maj, prokurorët do të nxjerrin përfundimet, më pas do të jetë radha e avokatëve të tjerë: por procesi ka përfunduar. Calciopoli është i vetmi proces ku mbrojtja mezi pret momentin të flasë, ndërkohë që akuza kërkon të kundërtën".
/JUVENEWS.TK/

Juventusi, 100 milion për Mancinin


Ka disa ditë që një fakt shfaqet qartë, Roberto Mancini është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Juventusit, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Trajneri italian i Manchester Cityt është në krye të listës së drejtorit të përgjithshëm, Giusepe Marotta, të cilin e ndjekin portugezi i Portos, Andre Vilas Boas.

Por, për momentin ish-trajneri i Interit nuk u ka dhënë ende asnjë përgjigje krerëve të klubit torinez, pasi për momentin është i përqendruar në blindimin e vendit të katërt në Premier League dhe te finalja “FA Cup”, kundër Stoke Cityt më 14 maj. Pikërisht kjo datë është edhe ultimatumi i Juventusit për të marrë një përgjigje përfundimtare nga ana e Roberto Mancinit.

Kjo do të thotë që Juventusi duhet të presë një telefonatë dhe një përgjigje konkrete nga trajneri i Sitit brenda 14 majit. Juventusi ka kontaktuar disa herë me Roberto Mancinin në muajt e fundit, ndërkohë që në javën e kaluar, menaxheri i tij ka qenë i pranishëm në një mbledhje me drejtorin Marotta dhe presidentin Angeli, në selinë bardhezi.

Aty, krerët e klubit torinez kanë kërkuar të kuptojnë kushtet e Roberto Mancinit për t’iu bashkuar Juventusit, dhe hapi i parë ka qenë paga 3.5 milionë euro në sezon.
/JUVENEWS.TK/

Nga Gjermania të sigurt, Beck lojtar i Juves


Nga Gjermani thonë se Juventus tashmë e ka në duar Andreas Beck mbrojtës 24-vjeqar i krahut të djathte të Hoffenheim.

Sipas 4-4-2.com, Juventus ka arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Gjerman.
Thuhet se Juventus do të derdhë në arkat e Hoffenheim plot €9mln .

Beck pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeqare që do ta lidhë atë me Juventusin deri në vitin 2016.
/Juventus-Fans/

Juventus do të shpenzoj 100 milon në merkato


Siç na informojn La Gazzette dello Sport dhe Corrierea dello Sport, xhiganti Italian Juventus, është i gatshëm të shpenzoj 100 milion euro në merkaton verore.

Pronari John Elkann, më heret kishte deklaruar se është i gatshëm të investoj për ringjalljen e "Zonjes së Vjetër", kurse mediat italiane shkruajn se John Elkann do të investoj 60 milion euro.

25 milion priten që të përfitohen nga disa fonde që janë të përfshira në projektin e stadiumit të ri të Juventusit, kurse 15 milion priten të fitohen nga shitja e disa futbollisteve, vlen të përmendet se Wolsburg në fund të stinorit do të jetë i obliguar që në drejtim të Juves të paguaj 10 milionët e mbetura nga shitja e Brazilianit Diego.

Është mbetur të shikoihet se me parat e investuar çfar emrash do të arrijnë në Juventus, deri sa drejtori gjeneral Beppe Marotta ka premtuar dy deri në tre emra të klasit botërorë.
/JUVENEWS.TK/

Mancini mohon lidhjen me Juventusin


Roberto Mancini e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij qëndron te Manchester City dhe jo te Juventusi.

Taktiku italian është lidhur me një rikthim në vendlindjen e tij së fundi, por thotë se është i lumtur në Eastlands dhe kupton se thashethemet e tilla janë të zakonshme në fund të sezonit.

“Është normale në Angli dhe Itali se ka raporte në dy ose tre muajt e fundit të sezonit të thuhet se çdo lojtar ose menaxher mund të ndryshojë klub. Dhe ne mund ta themi atë çdo ditë se kjo nuk është e vërtetë. Sa më takon mua, unë do të qëndroj këtu”, ka thënë Mancini.
/JUVENEWS.TK/

28 prill 2011

Matri kërkon motivim të lojtarëve


Sulmues i Juventusit, Alessandro Matri kërkon nga bashkë-lojtarët e tij të japin maksimumin në ndeshjen e klubit të tij kundër Lazios.

“Ne do të zhvillojmë një ndeshje tepër të rëndësishme. Natyrisht unë do të doja që këtë takim të luajmë me vetëm pesë pikë prapa tyre porn e duhet të luajme me krenari, të fokusohemi dhe të kemi një motivim të lartë”.

“Ne nuk duhet të mendojmë për fundin e sezonit. Ne duhet të fokusohemi vetëm në ndeshjen kundër Lazios”, tha Matri për Juventus Channel.
/JUVENEWS.TK/

Bëhu me fanell të Juves - Kontakto " S O C C E R M A N I A "


OFERTE SPECIALE ! ! !

Në E-mai: soccermania@hotmail.ch dhe përmes "Facebook" duke kërkuar "Ardian Artan" ju mund të porositni dresa 100% ORIGJINAL.

Ftoj të gjithë Binkonerët që të kontaktojn dhe të jenë sa më afër Fanelles Bardh e Zi

Qmimet janë shumë të volitshme dhe kualiteti është i klasit më të lartë.

Vetëm për Ju "Soccer Mania" ka menduar që pagesa të bëhet në dy rata.

LINKU NE FACEBOOK
http://www.facebook.com/pages/Pristina-Kosovo/Soccer-Mania/122741961137329

Me respekt : SOCCER MANIA !

100 futbollistët më të paguar në botë


- JuveNews.Tk është web faqja e parë që ju informon mbi këto statistika.
Cristiano Ronaldo merr çdo muaj 1 milionë euro, rreth 200 mijë euro më shumë se fituesi i "Topit të Artë", Leo Messi.

Gazeta portugeze “Futebol Finance” ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në botë. Futbollisti më i paguar në botë, Cristiano Ronaldo, merr çdo muaj 1 milionë euro, rreth 200 mijë euro më shumë se fituesi i "Topit të Artë", Leo Messi. Pagat e mëposhtme janë bruto dhe në shifra nuk hyjnë premiot, bonuset apo kontratat e sponsorëve që marrin lojtarët.

Renditja

1 Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 1.000.000 € Paga Mujore 12.000.000 € Paga vjetore
2 Lionel Messi (FC Barcelona) 875.000 € Paga Mujore 10.500.000 € Paga vjetore
3 Fernando Torres (Chelsea) 833.000 € Paga Mujore 10.000.000 € Paga vjetore
4 Yaya Toure (Manchester City) 833.000 € Paga Mujore 10.000.000 € Paga vjetore
5 Wayne Rooney (Man. United) 791.000 € Paga Mujore 9.500.000 € Paga vjetore
6 Ricardo Kaka (Real Madrid) 833.000 € Paga Mujore 9.000.000 € Paga vjetore
7 Zlatan Ibrahimoviç (AC Milan) 833.000 € Paga Mujore 9.000.000 € Paga vjetore
8 Emmanuel Adebayor (Real) 708.000 € Paga Mujore 8.500.000 € Paga vjetore
9 Carlos Tevez (Manchester City) 666.000 € Paga Mujore 8.000.000 € Paga vjetore
10 Samuel Eto´o (Inter) 666.000 € Paga Mujore 8.000.000 € Paga vjetore
11 Frank Ribery (Bayern Munchen) 666.000 € Paga Mujore 8.000.000 € Paga vjetore
12 John Terry (Chelsea) 625.000 € Paga Mujore 7.500.000 € Paga vjetore
13 Frank Lampard (Chelsea) 625.000 € Paga Mujore 7.500.000 € Paga vjetore
14 Steven Gerrard (Liverpool) 625.000 € Paga Mujore 7.500.000 € Paga vjetore
15 Xavi (Barcelona) 625.000 € Paga Mujore 7.500.000 € Paga vjetore
16 Anders Iniesta (Barcelona) 583.000 € Paga Mujore 7.000.000 € Paga vjetore
17 David Villa (Barcelona) 583.000 € Paga Mujore 7.000.000 € Paga vjetore
18 Daniel Alves (Barcelona) 583.000 € Paga Mujore 7.000.000 € Paga vjetore
19 Edin Džeko (Manchester City) 541.000 € Paga Mujore 6.500.000 € Paga vjetore
20 Rio Ferdinand (M. United) 541.000 € Paga Mujore 6.500.000 € Paga vjetore
21 Mario Balorelli (M. City) 541.000 € Paga Mujore 6.500.000 € Paga vjetore
22 Kolo Toure (Manchester City) 541.000 € Paga Mujore 6.500.000 € Paga vjetore
23 Ashley Cole (Chelsea) 541.000 € Paga Mujore 6.500.000 € Paga vjetore
24 Glenn Johnson (Liverpool) 541.000 € Paga Mujore 6.500.000 € Paga vjetore
25 Didier Drogba (Chelsea) 516.000 € Paga Mujore 6.200.000 € Paga vjetore
26 Iker Casillas (Real Madrid) 500.000 € Paga Mujore 6.000.000 € Paga vjetore
27 Karim Benzema (Real Madrid) 500.000 € Paga Mujore 6.000.000 € Paga vjetore
28 Gonzalo Higuain (Real Madrid) 500.000 € Paga Mujore 6.000.000 € Paga vjetore
29 Cesc Fabregas (Arsenal) 500.000 € Paga Mujore 6.000.000 € Paga vjetore
30 Peter Cech (Chelsea) 500.000 € Paga Mujore 6.000.000 € Paga vjetore
31 Gianluigi Buffon (Juventus) 500.000 € Paga Mujore 6.000.000 € Paga vjetore
32 Victor Valdez (FC Barcelona) 500.000 € Paga Mujore 6.000.000 € Paga vjetore
33 Andrea Pirlo (AC Milan) 500.000 € Paga Mujore 6.000.000 € Paga vjetore
34 Frederic Kanoute (Sevila) 500.000 € Paga Mujore 6.000.000 € Paga vjetore
35 Francesco Totti (AS Roma) 458.000 € Paga Mujore 5.500.000 € Paga vjetore
36 Patrcik Vieira (Manchester City) 458.000 € Paga Mujore 5.500.000 € Paga vjetore
37 Kevin Kuranyi (Dinamo Moska) 458.000 € Paga Mujore 5.500.000 € Paga vjetore
38 B. Schweinsteiger (B. Munchen) 458.000 € Paga Mujore 5.500.000 € Paga vjetore
39 Gareth Barry (Manchester City) 458.000 € Paga Mujore 5.500.000 € Paga vjetore
40 Arjen Robben (Bayern Munchen) 458.000 € Paga Mujore 5.500.000 € Paga vjetore
41 Aleksandar Kolarov (M.City) 458.000 € Paga Mujore 5.500.000 € Paga vjetore
42 Joe Cole (Liverpool) 450.000 € Paga Mujore 5.400.000 € Paga vjetore
43 Mesut Ozil (Real Madrid) 416.000 € Paga Mujore 5.000.000 € Paga vjetore
44 Sami Khedira (Real Madrid) 416.000 € Paga Mujore 5.000.000 € Paga vjetore
45 Michael Ballack (B.Leverkusen) 416.000 € Paga Mujore 5.000.000 € Paga vjetore
46 Ronaldinho Gaúcho (Flamengo) 416.000 € Paga Mujore 5.000.000 € Paga vjetore
47 Sergio Aguero (Atletico Madrid) 416.000 € Paga Mujore 5.000.000 € Paga vjetore
48 Carles Puyol (FC Barcelona) 416.000 € Paga Mujore 5.000.000 € Paga vjetore
49 Luca Toni (Juventus) 416.000 € Paga Mujore 5.000.000 € Paga vjetore
50 Lassana Diarra (Real Madrid) 416.000 € Paga Mujore 5.000.000 € Paga vjetore
51 Wayne Bridge (Manchester City) 416.000 € Paga Mujore 5.000.000 € Paga vjetore
52 Joleon Lescott (Manchester City) 416.000 € Paga Mujore 5.000.000 € Paga vjetore
53 Edwin Vandersar (M. United) 416.000 € Paga Mujore 5.000.000 € Paga vjetore
54 Patrice Evra (Manchester United) 416.000 € Paga Mujore 5.000.000 € Paga vjetore
55 Andy Carroll (Liverpool) 416.000 € Paga Mujore 5.000.000 € Paga vjetore
56 Dimitar Berbatov (M. United) 400.000 € Paga Mujore 4.800.000 € Paga vjetore
57 Andrei Arshavin (Arsenal) 400.000 € Paga Mujore 4.800.000 € Paga vjetore
58 Nicolas Anelka (Chelsea) 400.000 € Paga Mujore 4.800.000 € Paga vjetore
59 Yoann Goucuff (Lyon) 400.000 € Paga Mujore 4.800.000 € Paga vjetore
60 Ryan Giggs (Manchester United) 400.000 € Paga Mujore 4.800.000 € Paga vjetore
61 Daniele De Rossi (AS Roma) 383.000 € Paga Mujore 4.600.000 € Paga vjetore
62 Ricardo Carvalho (Real Madrid) 375.000 € Paga Mujore 4.500.000 € Paga vjetore
63 Alessandro Nesta (AC Milan) 375.000 € Paga Mujore 4.500.000 € Paga vjetore
64 Diego Milito (Inter) 375.000 € Paga Mujore 4.500.000 € Paga vjetore
65 Júlio Cesar (Inter) 375.000 € Paga Mujore 4.500.000 € Paga vjetore
66 Matthieu Flamini (AC Milan) 375.000 € Paga Mujore 4.500.000 € Paga vjetore
67 David Bechkam (LA Galaxy) 375.000 € Paga Mujore 4.500.000 € Paga vjetore
68 Gabriel Heinze (O.Marseille) 375.000 € Paga Mujore 4.500.000 € Paga vjetore
69 Diego Forlan (Atletico Madrid) 375.000 € Paga Mujore 4.500.000 € Paga vjetore
70 Paul Scholes (Manchester United)375.000 € Paga Mujore 4.500.000 € Paga vjetore
71 Xabi Alonso (Real Madrid) 375.000 € Paga Mujore 4.500.000 € Paga vjetore
72 Jamie Carragher (Liverpool) 375.000 € Paga Mujore 4.500.000 € Paga vjetore
73 Robbie Van Persie (Arsenal) 375.000 € Paga Mujore 4.500.000 € Paga vjetore
74 David Silva (Manchester City) 358.000 € Paga Mujore 4.300.000 € Paga vjetore
75 Lucho Gonzalez (O. Marseille) 358.000 € Paga Mujore 4.300.000 € Paga vjetore
76 Floren Malouda (Chelsea) 358.000 € Paga Mujore 4.300.000 € Paga vjetore
77 Craig Bellamy (Cardiff City) 358.000 € Paga Mujore 4.300.000 € Paga vjetore
78 Amauri (Juventus) 350.000 € Paga Mujore 4.200.000 € Paga vjetore
79 Miroslav Klose (Bayern Munchen) 350.000 € Paga Mujore 4.200.000 € Paga vjetore
80 Cris Olympique (Lyon) 350.000 € Paga Mujore 4.200.000 € Paga vjetore
81 Lisandro Lopez (Lyon) 341.000 € Paga Mujore 4.100.000 € Paga vjetore
82 Raúl Gonzalez (Schalke 04) 333.000 € Paga Mujore 4.000.000 € Paga vjetore
83 Mario Gomez (Bayern Munchen) 333.000 € Paga Mujore 4.000.000 € Paga vjetore
84 Robinho (AC Milan) 333.000 € Paga Mujore 4.000.000 € Paga vjetore
85 Alessandro Del Piero (Juventus) 333.000 € Paga Mujore 4.000.000 € Paga vjetore
86 Wesley Sneijder (Inter) 333.000 € Paga Mujore 4.000.000 € Paga vjetore
87 Esteban Cambiasso (Inter) 333.000 € Paga Mujore 4.000.000 € Paga vjetore
88 Pepe (Real Madrid) 333.000 € Paga Mujore 4.000.000 € Paga vjetore
89 Clarence Seedorf (AC Milan) 333.000 € Paga Mujore 4.000.000 € Paga vjetore
90 Ruud Van Nistelrooy (Hamburg) 333.000 € Paga Mujore 4.000.000 € Paga vjetore
91 Deco (Fluminense) 333.000 € Paga Mujore 4.000.000 € Paga vjetore
92 Javier Marcherano (Barcelona) 333.000 € Paga Mujore 4.000.000 € Paga vjetore
93 Thorsten Frings (Werder Bremen) 333.000 € Paga Mujore 4.000.000 € Paga vjetore
94 Nemanja Vidiç (M. United) 333.000 € Paga Mujore 4.000.000 € Paga vjetore
95 Diego (Wolfsburg) 333.000 € Paga Mujore 4.000.000 € Paga vjetore
96 Andre Pierre Gignac (O. Marseille) 316.000 € Paga Mujore 3.800.000 € Paga vjetore
97 Thierry Henry (New York Red Bull) 316.000 € Paga Mujore 3.800.000 € Paga vjetore
98 Maicon (Inter) 316.000 € Paga Mujore 3.800.000 € Paga vjetore
99 James Milner (Manchester City) 316.000 € Paga Mujore 3.800.000 € Paga vjetore
100 Ji-Sung Park (M. United) 316.000 € Paga Mujore 3.800.000 € Paga vjetore

/JUVENEWS.TK/

Juventus kërkon De Jong


Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mesfushorin e Manchester City-it, Nigel de Jong.

Sipas ‘Itasportpress’, skuadra nga Torina është gatshme të filloj negociatat më City-in për ta transferuar De Jong gjatë afatit kalimtar të verës.

Braziliani Felipe Melo në asnjë moment nuk ka gjet vetën të Juventusi dhe presidenti Beppe Marotta dëshrion ta shfrytëzoj atë në këtë marrëveshje duke ofruar këmbim në mes lojtarëve.

Veç Juventusit interesim për shërbimet e Jong ka shprehur edhe lideri aktual i Bundesliges, Borussia Dortmund.
/JUVENEWS.TK/

Buffon nuk e fajëson Delnerin


Gigi Buffon ka folur për situatën e vështirë ku gjendet Juventus, megjithatë ka mbrojtur punën e teknikut Luigi Delneri.

“Tani nuk fitojmë thjesht sepse të tjerët janë më të mirë. Faji nuk është i Delnerit, i Ferraras apo Zaccheroni më parë. Mjaft më me ndërrimin e trajnerëve”, theksoi ai.

Gigi Buffon largon Romën nga e ardhmja e tij dhe premton besnikëri ndaj bardhezinjve.

“Po, mua Juventusi më intereson dhe dua të fitoj me këtë fanellë”, është shprehur numri një i kombëtares italiane në një intervistë për Mediaset, pas zërave të javëve të fundit që e konsideronin të përfunduar kalimin e tij tek Roma.
/JUVENEWS.TK/

Amauri mund të rikthehet te Juventusi, mendohet dhe për Dzeko!


Italo-braziliani po paraqitet mirë në Parma dhe mund të kthehet në Torino. Pas një fillim sezoni me Juventusin, që ishte i kushtëzuar në pjesën më të madhe nga dëmtimet e shumta, Amauri vendosi të veshë fanelën e Parmës, për një huazim gjashtë mujor.

Këta të fundit, që e huazuan lojtarin nga Juventusi deri në fund të sezonit pa klauzolë blerjeje përfundimtare, i besuan vendin e titullarit sulmuesit italo-brazilian, i cili është rikthyer në nivelet më të larta të tij. Kjo rilindje e tij po tërheq vëmendjen e shumë klubeve, mes të cilave dhe Fiorentinës. Por, ndërkohë agjenti i ish-bomberit të Palermos dhe Kievos, Xhiampiero Poceta, tenton t'i sqarojë mirë gjërat, duke u shprehur: "Nuk ka të reja rreth së ardhmes së Amaurit. Normalisht, dua të nënvizoj meritat e Parmës, që arriti t'i besojë lojtarit.

Jemi të gjithë të kënaqur me rezultatet që ai po arrin dhe për këtë nuk ka nevojë për diskutime. E ardhmja? Ka një kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2012, gjithsesi mendoj se është ende shpejt të flasim për këto gjëra tani që kampionati nuk ka përfunduar akoma. Për momentin, Amauri është i përqendruar me Parmën. Në fund të kampionatit do të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Është vetë lojtari ai që do të vendosë rreth së ardhmes së tij", ka përfunduar idenë e tij menaxheri i Xhianpiero Poceta.

Përsëri në sulm për Dzeko?

Mançester Sitit i është dashur të shpenzojë jo pak, por plot 32 milionë stërlina për të sjellë Edin Dzekon në Premier Ligë, por duket se deri tani sulmuesi shtatlartë boshnjak nuk e ka shpërblyer besimin e sheikut Mansur dhe trajnerit Roberto Mançini që e kishte kërkuar me çdo kusht në merkaton e muajit janar.

Kështu që, rikthehet përsëri në vëmendje kandidatura e Juventusit, që në sezonin e shkuar e ndoqi gjatë ish-bomberin dhe kapitenin e Volfsburgut. Gjithçka do të varet nga blerja e Mishel Bastosit, që është objektivi kryesor i "Zonjës së Vjetër" për të përforcuar krahun e majtë. Përsa i përket sulmit, drejtuesit bardhezinj janë në ndjekje të Benzemasë tek Reali i Madridit dhe Neimarit te Santosi, por një mundësi është edhe ajo e Odemuingit që luan për Uest Bromin. Ndërkohë edhe Aleks Del Piero është në pritje të një telefonate.

Me Katanian, ai ka arritur të tregojë se mbetet vendimtar. Kapiteni veteran e ka përsëritur vazhdimisht se ka dëshirë të qendrojë tek Juventusi, por nëse sinjalet nuk do të jenë pozitive nga ana e drejtuesve, atëherë ai edhe mund të largohet, pavarësisht se historia e tij flet qartë tek Juventusi.
/JUVENEWS.TK/

Jo vetëm Mançini, Van Gal drejt “Zonjës”


Jo vetëm Roberto Mançini. Sipas shtypit gjerman flitet se Van Gali mund të ulet në stolin Juventin. Tekniku holandez, i cili është shkarkuar nga klubi bavarez mund të zërë vendin e Del Nerit duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

Në këtë pikë, në garë me trajnerin aktual të Mançester Sitit mbetet edhe ish-drejtuesi i Barcelonës. Pak a shumë janë dy kandidatura, të cilat nuk po e lënë të qetë “timonierin” aktual, Del Nerin.
/JUVENEWS.TK/

Bufon: Juve, mjaft “hëngre” trajnerë


Portieri bardhezi është aleati më i mirë i Del Nerit: Nuk ka më kuptim të ndryshojmë teknikët

“Po, mua më intereson Juventus dhe dua të fitoj me këtë fanellë.” Me këto fjalë, Xhixhi Bufon largon zërat e merkatos, që e duan në Romë verën e ardhshme. “Tashmë nuk po fitojmë, thjesht sepse të tjerët janë më të fortë. Mes mosfitimit dhe renditjes në vendin e 7-të apo të 8-të, nuk ka ndonjë ndryshim të madh.

” Por, portieri i Juventusit kërkon të saktësojë: “Faji nuk është i Del Nerit apo i Ferrarës e Zakeronit më parë. Mjaft më ndërrimit të trajnerëve.” Xhixhi Bufon është ende i mbushur me mërzi, pas barazimit të bujshëm 2-2 të Juves kundër Katanias.

Një barazim që i ka larguar tashmë përfundimisht nga ëndrra Champions dhe që mund të sanksionojë fundin e aventurës në Torino të Xhixhi Del Nerit. “Pas ndeshjes me Katanian isha i nervozuar, por nuk duhet të dorëzohemi në asnjë mënyrë,” ka pranuar Bufon. “Ka ende 4 ndeshje për të luajtur.

Për shumë veta, kjo s’do të thotë asgjë, por për 14 milionë tifozë juventinë vlen besueshmërinë, dashurinë dhe dinjitetin. Dua të fitoj gjithmonë, shpresoj ta bëj me këtë fanellë dhe shpresoj që të jetë sërish Del Neri.

Barazimi me Katanian nuk është faji i tij, ashtu sikur sezonin e kaluar shumë rezultate negative nuk i takuan vetëm Ferrarës dhe Zakeronit. Unë shoh aspekte të tjera dhe trajneri ynë është në lartësinë e duhur. Të ndryshosh shpesh nuk do të kishte kuptim.” Portieri, kampion i botës në 2006-n, është i bindur në mënyrë të vendosur për kapacitetin e trajnerit të tij: “Mjafton të kujtojmë se për një kohë të caktuar u fol për një Juve për titull. Më pas kemi patur rënie, që u ndikua prej dëmtimeve.

Kështu që filloi “telenovela” e ndërrimit të pankinës. Një ditë, një emër: diçka që shqetëson ambientin dhe personin në fjalë. Por përkundrazi, ai nuk është ndikuar, ka ditur të reagojë dhe të mbajë presionin, madje duke na transmetuar një siguri të madhe.

Të dhëna tipike për një skuadër si Juventusi,” ka shpjeguar Bufon. “Pikërisht, Çiro dhe më pas Zakeroni kanë paguar shtrenjtë pa qenë të vetmit fajtorë. Është shumë e thjeshtë për të gjetur një përgjegjës të vetëm. Juve nuk mund të bëhet një klub që “pret” koka trajnerësh. E ardhmja ime?

Nuk e mendoj. Kam 2 vite kontratë dhe 4 ndeshje të rëndësishme për ne dhe për njerëzit tanë për të luajtur. Nëse do të mendoja për çështjet e mia në këtë moment, do të tregohesha egoist, gjë që ta shpif. Unë e dua Juven.”
/JUVENEWS.TK/

Juve, ofertë zyrtare për Beck


Gjiganti Italian, "Juventus" ka bërë një ofertë zyrtare për mbrojtësin e Hoffenheimit, Andreas Beck.

Bild shkruan se Beck është në rrugë të mirë për tu transferuar te Juventusi pasi ky i fundit ka bërë një ofertë zyrtare në tryezat e Hoffenhemit për lojtarin.

Mirëpo Juventusi duhet të fitojë luftën me Valencian dhe disa klube nga Premier League të cilët gjithashtu janë të interesuar për mbrojtësin.
/JUVENEWS.TK/

Sky Sport: Juventus ka takuar Tevez


Korrespondenti i Sky Sport për merkaton, Paolo Aghemo zbulon një lajm të papritur. Juventus ka takuar Carlitos Tevez.

Deklaratat e Aghemo për TuttoJuve.com:

“Ka një lajm që ka të bëjë me merkaton e Juventusit. Flitet për një emër shumë të rëndësishëm, për të cilin flitej edhe ditë më parë. Nuk flas për marrveshje të arritur, por për një takim që është bërë diku nga mesi i Prillit në Milano. Atë ditë Tevez ishte në Milano me të fejuarën dhe pikërisht ato ditë Juventusi pati një takim me argjentinasin. Kjo do të thotë shumë për të ardhmen”

Aghemo bën një shpjegim të gjithë kësaj:

“Ky takim tregon se Juventusi po kërkon lojtarë të atij niveli, pra të një niveli ndërkombëtar. Ndër të tjera, nesër do të zhvillohet takimi i Asamblesë së Exor, që është shoqëria aksionere kryesore e Juventusit, ku do të mblidhet e gjithë famigla Agnelli. Nga kjo Asamble do të arrijmë të kuptojmë se cilat do të jenë strategjitë në lidhje me buxhetin ekonomik që do të vihet në dispozicion të merkatos nga Juventusi. /FcJuventus-News/

Bëhu me fanell të Juves - Kontakto " S O C C E R M A N I A "


OFERTE SPECIALE ! ! !

Në E-mai:
soccermania@hotmail.ch dhe përmes "Facebook" duke kërkuar "Ardian Artan" ju mund të porositni dresa 100% ORIGJINAL.

Ftoj të gjithë Binkonerët që të kontaktojn dhe të jenë sa më afër Fanelles Bardh e Zi

Qmimet janë shumë të volitshme dhe kualiteti është i klasit më të lartë.

Vetëm për Ju "
Soccer Mania" ka menduar që pagesa të bëhet në dy rata.

LINKU NE FACEBOOK
http://www.facebook.com/pages/Pristina-Kosovo/Soccer-Mania/122741961137329

Me respekt :
SOCCER MANIA !

27 prill 2011

S’largohet nga “Zonja e Vjetër”


Portieri i Juventusit, Xhixhi Bufon ka bërë me dije se nuk dëshiron të largohet nga “Zonja e Vjetër”.

Roma është skuadra që synon që gjatë verës ta sjellë në “Olimpiko”, “gardianin” e Juves, por Bufon ka mohuar largimin.

“Juventusi është i interesuar për mua dhe unë dua të fitoj tituj me këtë skuadër”, ka thënë Bufon.

Ai ka shtuar se tashmë skuadra duhet të gjejë rrugën e fitoreve, në mënyrë që të sigurojë një vend në kupat evropiane.
/JUVENEWS.TK/

Mançini sjell Dzekon ose Ibrën te Juve


Roberto Mançini duket se është përgjigjja e parë pozitive për Juventusin. Trajneri jep disponibilitetin e tij: Ja çfarë i ka kërkuar klubit bardhezi.

Rolin e Nedved dhe të Raiolës dhe atë të blerjes së Ibrahimoviç. Vijas Boas i ka thënë “jo” ofertës së Romës dhe duket më pranë bardhezinjve: Ai është një alternativë nëse Mançini dhe Mazari nuk pranojnë.

Ndërkohë që Juve kërkon edhe Xhekon dhe Bastos. Braziliani i Lionit mund të marrë shumë shpejt pasaportën. Boshnjaku nuk po ecën mirë te Mançester Siti dhe mund të zgjedhë të largohet.
/JUVENEWS.TK

Buffon: Dua të fitojë me Juventusin


Gigi Buffon largon Romën nga e ardhmja e tij dhe premton besnikëri ndaj bardhezinjëve.

“Po, mua Juventusi më intereson dhe dua të fitoj me këtë fanellë”, është shprehur numri një i kombëtares italiane në një intervistë për Mediaset, pas zërave të javëve të fundit që e konsideronin të përfunduar kalimin e tij tek Roma.

Buffon ka folur edhe për situatën e vështirë ku gjendet Juventus, megjithatë ka mbrojtur punën e teknikut Luigi Delneri.

“Tani nuk fitojmë thjeshtë sepse të tjerët janë më të mirë. Faji nuk është i Delnerit, i Ferraras apo Zaccheroni më parë. Mjaft më me ndërrimin e trajnerëve”, theksoi ai.
/JUVENEWS.TK/

Amauri mund të rikthehet te Juvja


Pas një fillimsezoni me Juventusin, që u kushtëzua me dëmtime, Amauri vendosi të veshë fanellën e Parmës. Këta të fundit, që e huazuan lojtarin nga Juvja deri në fund të sezonit, i besuan vendin e titullarit sulmuesit italo-brazilian, i cili është rikthyer në nivelet më të larta të tij.

Kjo rilindje e tij po tërheq vëmëndjen e shumë klubeve, mes të cilave dhe Fiorentinës. Ndërkohë agjenti i ish-bomberit të Palermos dhe Kievos, Xhiampiero Poçeta tenton t’i qartësojë gjërat duke thënë: “Nuk ka të reja rreth së ardhmes së Amaurit. Normalisht dua të nënvizoj meritat e Parmës që arriti t’i besojë lojtarit.

Jemi të gjithë të kënaqur me rezultatet që ai po arrin dhe për këtë s’ka nevojë për diskutime.

E ardhmja?

Ka një kontratë me Juventusin deri në qershor të 2012-ës gjithsesi është shpejt të flasim për këto gjëra.

Për momentin Amauri është i përqëndruar me Parmën. Në fund të kampionatit do shohim. Është vetë lojtari ai që do të vendosë rreth së ardhmes së tij.”
/JUVENEWS.TK/

“Zonja” tenton sërish për Dzekon

Mançester Sitit iu desh të shpenzonte plot 32 milionë stërlina për të sjellë Edin Dzekon në Premier Ligë, por duket se deri tani sulmuesi shtatlartë boshnjak nuk e ka shpërblyer besimin e sheikut Mansur. Kësisoj rikthehet kandidatura e Juventusit, që në sezonin e shkuar e ndoqi gjatë ish-bomberin e Volfsburgut.

Gjithçka do të varet nga blerja e Mishel Bastosit, që është objektivi kryesor i “Zonjës së Vjetër”. Sa i përket sulmit drejtuesit bardhezinj janë në ndjekje të Benzemasë tek Reali i Madridit dhe Neimarit te Santosi, por një mundësi është edhe ajo e Odemuingit që luan për Uest Bromin.

Ndërkohë edhe Aleks Del Piero është në pritje të një telefonate. Me Katanian ai ka arritur të tregojë se mbetet vendimtar. Kapiteni veteran e ka përsëritur vazhdimisht se ka dëshirë të qëndrojë tek Juventusi, por nëse sinjalet nuk do të jenë pozitive nga ana e drejtuesve atëhere ai edhe mund të largohet, pavarësisht se historia e tij flet qartë tek Juventusi.
/JUVENEWS.TK/

Mançini drejt Juves, Nedved bën “sponsorin”


Edhe një lajm shtes sa i perket emrave të pankines nga ana e zyrtarëve Biankoner..

Del Neri tashmë është i larguar. Çeku ka biseduar me mikun e tij që drejton Sitin. Konte është në pritje

Goditja e dënimit në minutën e 95-të të Juventus-Katania ka ndryshuar klasifikimin dhe synimet e bardhezinjve, por jo të ardhmen e Xhixhi Del Nerit.

Të paktën për sa kohë që ndonjë surprizë e pamundshme (4 fitore dhe vendi i 4-t) nuk do të ndodhë, trajneri do ta mbyllë aventurën e tij në Torino në fund të sezonit. Pavarësisht se lojtarët flasin mirë, fati duket i shkruar.

Gara për zëvendësuesin e tij është hapur.

Mançini - Në radhë të parë është Roberto Mançini. Mbështetësi më i madh është Pavel Nedved, roli i të cilit tek Juve është bërë gjithmonë e më i rëndësishëm. Nedved është duke bashkëpunuar në mënyrë aktive, jo vetëm në drejtimin e klubit, por edhe atë të skuadrës.

Ka qenë pikërisht ky mendimi i Andrea Anjelit, kur e ftoi për t’u bërë pjesë e stafit drejtues bardhezi. Nuk është e thjeshtë ta marrësh Mançinin nga Siti, sepse disponibiliteti ekonomik i Mançesterit (në lidhje me buxhetin e merkatos dhe pagën e trajnerit) nuk është i krahasueshëm me atë të Juventusit, ndërsa suksesi i mundshëm në Kupën FA, do të rriste edhe më tepër peshën e trajnerit në zgjedhjet e ardhshme të klubit.

Nuk është e thjeshtë as përmendja tifozëve bardhezi, për ardhjen e mundshme të Mançinit. Pikërisht të shtunën në mbrëmje kanë nisur edhe koret kundër ish-trajnerit të Interit.

Pas një sezoni të dobët dhe me nevojën për të krijuar një ambient të qetë përpara kampionatit të ardhshëm në stadiumin e ri, Anjelit dhe Marotës nuk i shpëton fakti që ardhja e Mançinit mund të ishte sadopak me rrezik.

Por, Nedved ka folur tashmë me ish-shokun e tij të skuadrës tek Lacio, ndërkohë që Marota dhe Paratiçi kanë diskutuar me agjentin De Xhorxhis.

Vilas Boas - Si një bast intrigues shihet Andre Vilas Boas, me të cilin ka patur kontakte të vazhdueshme. Për momentin vetëm në distancë, por gjatë javës së ardhshme diskutimet mund të bëhen më aktive me udhëtimin e Marotës dhe Paratiçit në Portugali.

Problem është klauzola për largimin nga Porto (10 milionë për arkat e klubit portugez), por edhe konkurrenca e huaj (Liverpuli dhe skuadra të tjera angleze) përveç atyre italiane (Roma).

Konte - Ndërkohë ekziston edhe një tjetër pistë, e përcaktuar qartë: Antonio Konte, i cili me Sienën mund të synojë promovimin e dytë në Serinë A. Do të ishte trajneri ideal për të vazhduar punën e Del Nerit.

Përshtypja është se në 10 ditët e fundit, Konte është afruar më shumë me pankinën e Juves dhe mbështetja e tifozëve është një “armë” më shumë. Jo sepse klubi duhet t’i përulet dëshirave të tifozëve, por sepse ardhja e Kontes do të garantonte qetësinë e domosdoshme për të punuar mirë dhe mbi të gjitha në muajt e parë të sezonit.

Efekti Europë - Mes alternativave nuk mund të harrohet Valter Maxarri, i cili duket lehtësisht i ndashëm nga Napoli. Në përzgjedhjen e trajnerit të ardhshëm, nuk do të nënvlerësohet një tjetër aspekt: mungesa e kualifikimit në Ligën e Europës, do të privonte Juventusin për një ndryshim të rëndësishëm.

Për Konten nuk do të kishte problem, por për Mançinin dhe Vilas Boas me shumë mundësi po. Edhe pse Anjeli kërkon të hapë një cikël fitues, trajneri i përzgjedhur do të duhet të drejtojë Juventusin për shumë vite.
/JUVENEWS.TK/