
Gjithçka do të varet nga blerja e Mishel Bastosit, që është objektivi kryesor i “Zonjës së Vjetër”. Sa i përket sulmit drejtuesit bardhezinj janë në ndjekje të Benzemasë tek Reali i Madridit dhe Neimarit te Santosi, por një mundësi është edhe ajo e Odemuingit që luan për Uest Bromin.
Ndërkohë edhe Aleks Del Piero është në pritje të një telefonate. Me Katanian ai ka arritur të tregojë se mbetet vendimtar. Kapiteni veteran e ka përsëritur vazhdimisht se ka dëshirë të qëndrojë tek Juventusi, por nëse sinjalet nuk do të jenë pozitive nga ana e drejtuesve atëhere ai edhe mund të largohet, pavarësisht se historia e tij flet qartë tek Juventusi. /JUVENEWS.TK/