30 prill 2011

Quagliarella: Nuk më vjen keq që u largova nga Napoli


Sulmuesi i Juventusit Quagliarella deklaron se nuk i vjen keq pse u largua nga Napoli për të kaluar në Torino.

Sulmuesi italian u bashkua me gjigandët italianë verën e kaluar dhe ishte në formë të shkelqyer deri kur pësoj një demtim të rëndë në janar dhe u detyrua të mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.

Megjithatë Quagliarella shprehet i lumtur në Torino “Nuk më vjen keq që e lashë Napolin. E dija që ata do të luajnë mirë, por të them të vërtetën nuk i prisja kaq mirë” deklaron ai për Juventus Channel

“Me vjenë mirë që është ekipi i qytetit tim aq lartë” përfundoi italiani

Këtë javë Juventus udhëton në kryqeytetin Italian për tu ndeshur me Lazion të hënën.
/JUVENEWS.TK/