21 prill 2011
Liverpuli kërkon kthimin e Akuilanit
E ardhmja e mesfushorit bardhezi, Alberto Akuilani, mbetet më e komplikuar se kurrë. Bardhezinjtë, për ta blerë përfundimisht, duhet të paguajnë 16 milionë euro, por, nëse deri dje dukej sikur Liverpuli mezi priste momentin të lirohej nga lojtari italian, deklaratat e fundit të trajnerit legjendar Keni Dagllish, trajneri i Liverpulit, thonë një gjë krejt tjetër:
"Të gjithë duken se e kanë harruar Akuilanin, por është duke kryer një punë shumë të mirë te Juventusi dhe kur do të përfundojë periudha e tij e huazimit do të kthehet të jetë një lojtar i Liverpulit".
Trajneri i Liverpulit ka vlerësuar maksimalisht Alberto Akuilanin, duke shpjeguar që nuk është aspak e sigurtë që të qëndrojë te Juventusi: "Kur njerëzit flasin për sezonin e ardhshëm, më surprizon shumë që nuk flitet për Alberto Akuilanin. Mund të kthehet te Liverpuli, mund të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm në sezonin e ardhshëm dhe akoma mbetet një lojtar i skuadrës tonë". /JUVENEWS.TK/