27 prill 2011
Mançini drejt Juves, Nedved bën “sponsorin”
Edhe një lajm shtes sa i perket emrave të pankines nga ana e zyrtarëve Biankoner..
Del Neri tashmë është i larguar. Çeku ka biseduar me mikun e tij që drejton Sitin. Konte është në pritje
Goditja e dënimit në minutën e 95-të të Juventus-Katania ka ndryshuar klasifikimin dhe synimet e bardhezinjve, por jo të ardhmen e Xhixhi Del Nerit.
Të paktën për sa kohë që ndonjë surprizë e pamundshme (4 fitore dhe vendi i 4-t) nuk do të ndodhë, trajneri do ta mbyllë aventurën e tij në Torino në fund të sezonit. Pavarësisht se lojtarët flasin mirë, fati duket i shkruar.
Gara për zëvendësuesin e tij është hapur.
Mançini - Në radhë të parë është Roberto Mançini. Mbështetësi më i madh është Pavel Nedved, roli i të cilit tek Juve është bërë gjithmonë e më i rëndësishëm. Nedved është duke bashkëpunuar në mënyrë aktive, jo vetëm në drejtimin e klubit, por edhe atë të skuadrës.
Ka qenë pikërisht ky mendimi i Andrea Anjelit, kur e ftoi për t’u bërë pjesë e stafit drejtues bardhezi. Nuk është e thjeshtë ta marrësh Mançinin nga Siti, sepse disponibiliteti ekonomik i Mançesterit (në lidhje me buxhetin e merkatos dhe pagën e trajnerit) nuk është i krahasueshëm me atë të Juventusit, ndërsa suksesi i mundshëm në Kupën FA, do të rriste edhe më tepër peshën e trajnerit në zgjedhjet e ardhshme të klubit.
Nuk është e thjeshtë as përmendja tifozëve bardhezi, për ardhjen e mundshme të Mançinit. Pikërisht të shtunën në mbrëmje kanë nisur edhe koret kundër ish-trajnerit të Interit.
Pas një sezoni të dobët dhe me nevojën për të krijuar një ambient të qetë përpara kampionatit të ardhshëm në stadiumin e ri, Anjelit dhe Marotës nuk i shpëton fakti që ardhja e Mançinit mund të ishte sadopak me rrezik.
Por, Nedved ka folur tashmë me ish-shokun e tij të skuadrës tek Lacio, ndërkohë që Marota dhe Paratiçi kanë diskutuar me agjentin De Xhorxhis.
Vilas Boas - Si një bast intrigues shihet Andre Vilas Boas, me të cilin ka patur kontakte të vazhdueshme. Për momentin vetëm në distancë, por gjatë javës së ardhshme diskutimet mund të bëhen më aktive me udhëtimin e Marotës dhe Paratiçit në Portugali.
Problem është klauzola për largimin nga Porto (10 milionë për arkat e klubit portugez), por edhe konkurrenca e huaj (Liverpuli dhe skuadra të tjera angleze) përveç atyre italiane (Roma).
Konte - Ndërkohë ekziston edhe një tjetër pistë, e përcaktuar qartë: Antonio Konte, i cili me Sienën mund të synojë promovimin e dytë në Serinë A. Do të ishte trajneri ideal për të vazhduar punën e Del Nerit.
Përshtypja është se në 10 ditët e fundit, Konte është afruar më shumë me pankinën e Juves dhe mbështetja e tifozëve është një “armë” më shumë. Jo sepse klubi duhet t’i përulet dëshirave të tifozëve, por sepse ardhja e Kontes do të garantonte qetësinë e domosdoshme për të punuar mirë dhe mbi të gjitha në muajt e parë të sezonit.
Efekti Europë - Mes alternativave nuk mund të harrohet Valter Maxarri, i cili duket lehtësisht i ndashëm nga Napoli. Në përzgjedhjen e trajnerit të ardhshëm, nuk do të nënvlerësohet një tjetër aspekt: mungesa e kualifikimit në Ligën e Europës, do të privonte Juventusin për një ndryshim të rëndësishëm.
Për Konten nuk do të kishte problem, por për Mançinin dhe Vilas Boas me shumë mundësi po. Edhe pse Anjeli kërkon të hapë një cikël fitues, trajneri i përzgjedhur do të duhet të drejtojë Juventusin për shumë vite. /JUVENEWS.TK/