27 prill 2011
Juventus ka zgjedhur: Roberto Mancini në pole position
Sipas Corriere dello Sport, shkohet gjithnjë e më shumë drejt një ndërrimi të guidës teknike në kampin bardhezi. Duket se 2 takime dhe 1 telefonatë mes Marotta-s dhe Roberto Mancini-t tregojnë se Juventus e ka zgjedhur trajnerin e ri. Tekniku i City po mendon për këtë gjë, por në Torino janë optimist pasi para një jave në Milano, Marotta dhe Paratici kanë takuar shokun e Mancini-t dhe njëkohësisht agjentin e FIFA, De Giorgi.
Një takim nën dritën e diellit që premton shumë duke patur parasysh edhe përshendetjen e përzemërt që ka patur Mancini me Paratici disa javë më parë në Londër. Dihet tashmë që Mancini ka një mbështetës të madh, Pavel Nedved, i cili ka shumë influencë në qarqet e larta të Juventus.
Duhet kujtuar se para disa vitesh, gjatë një konference për shtyp si trajner i Interit, Mancini pohonte:
“Kur isha i vogël isha tifoz i Juves dhe idhulli im ishte Bettega. Mbase gjatë karrierës time kam patur probleme me dikë në Torino, por Juventusi nuk kan qenë kurrë armikja ime dhe unë nuk kam asgjë kundër saj”
Nëse Mancini do të lërë City-n, ka një bindje të madhe që do të transferohet tek Zonja e Vjetër, e cila është edhe një mundësi për t’u hakmarrë ndaj Moratti-t, i cili nuk e trajtoi mirë kur u largua.
Problemi qëndron tek kontrata e tij deri në 2013 me ekipin londinez, që me 14 Maj do të zhvillojë finalen e FA Cup përballë Stoke City. Finalja e parë dhe objekivi kryesor i City-t. Nëse trofeu që mungon prej 42 vitesh në Manchester do të vinte, mbase i shoqëruar nga një vend i 4-ërt në klasifikim, lënja e lirë e Mancini-t shihet si e pamundur. /fcjuventus-news/