24 prill 2011

Zidan rekomandon Juventusin: "Merr Menez ose Hazard"


Njëri është francez, tjetri është belg. Si të përbashkët kanë rolin në fushën e lojës, trekuartist, klasin e lindur dhe një 'rekomandim' të shkëlqyer, atë të Zinedine Zidane. Zheremi Menez dhe Eden Hazard, janë dy talentet që ish-fenomeni i Juventusit i ka sugjeruar Zonjës së Vjetër për të ardhmen e skuadrës si përforcime shumë cilësore. Gjatë finales së Kupës së Mbretit francezi, që sot bën pjesë në stafin e ngushtë të Florentino Perez, nuk është kursyer të flasë dhe të përgjigjet për pyetje që kishin të bënin për Juventusin e tij, ku ai ka shkëlqyer për shumë sezone nën drejtimin e Marçelo Lipit.

"Klubi bardhezi do të jetë gjithmonë në zemrën time. Këshilla për merkaton? Zheremi Menez ka klas, por edhe shumë eksperiencë, tashmë, duke parë që ka luajtur për tre sezone në Serinë A. Do ta shikoja shumë mirë te Juventusi. Hazard? Është një lojtar shumë i mirë, por akoma nuk e di nëse do të arrijë të bëhet pasardhësi im. Sigurisht që përfaqëson një talent të madh për të ardhmen e futbollit europian dhe atij botëror". Fantazisti i Romës është atashuar shumë herë pranë Juventusit në këto javë dhe duket një objektiv që mund të arrihet lehtësisht nga klubi bardhezi, duke parë edhe situatën që është bërë tashmë e papërballueshme ndërmjet tij dhe ambjentit kryeqytetas.

Di Benedeto ëndërron gjithmonë të ketë Xhianluixhi Bufon në të ardhmen në portë, por operacioni Menez mund të shoqërohet me shitjen e portierit të kombëtares italiane. Për Hazard, ndërkohë rruga është e qartë që është më e vështirë dhe plot me pengesa: ylli dhe lideri 18-vjeçar i Lilës në kampionatin francez, i pëlqen klubeve të mëdha të të gjithë Europës, me të mëdhatë e Premier Ligës që janë në rresht të parë prej kohësh. Arsenali, Chelsi dhe Manchester Junaitid, janë gati të hapin një betejë të fortë për atë që në Francë konsiderohet nga të gjithë si Zidane i ardhshëm, pavarësisht se është me pashaportë belge. Për momentin i vetmi pasardhës i sigurtë i Zinedine Zidane është pikërisht në shtëpinë Zidane: djali i tij Enzo, gjashtëmbëdhjetë vjeçar, është tashmë një hap larg nga futbolli profesionist dhe po mendon të largohet nga skuadrat zinxhir të Real Madrid për të përshpejtuar më shumë hapat e tij dhe karrierën reale.

Janë të shumta krahasimet me një baba si të tijin, deri në pikën që djali luan me mbiemrin e mamasë Veronika, Fernandez, pas krahëve. Destinacioni tij mendohet se do të jetë Belgjika, më me saktësi Standard Liezhi, edhe se Manchester Junaitid duket shumë i interesuar për të, por vëmendje dhe kujdes edhe nga Juventusi: nuk përjashtohet mundësia që në fund të mbërrijë me të vërtetë pasardhësi i Zidane, i vetmi dhe uniku….
/JUVENEWS.TK/