22 prill 2011

Nedved: Do të kisha fituar treshen me Interin


Drejtori i Juventusit, Pavel Nedved, thotë se ai ka mundur të luajë me Interin sezonin e kaluar.

Mesfushori i pensionuar zgjodhi të varrë këpucët e tij në vend se të vazhdojë me ndonjë klub tjetër, kur Juventusi refuzoi të rinovojë kontratën me të.

“Mourinho më vinte rrotull vazhdimisht dhe thoshte: eja te Inter, do të bëj ta fitosh Ligën e Kampionëve. Ai ishte bindës se do ta fitojë trofeun dhe kishte të drejtë”.

“Por unë isha dhe jam një Juventin, andaj i thash jo. E dua Juventusin tepër, për t’iu bashkuar Interit. Vërtet do të doja të isha në gjendje ta fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin, por nuk mund ta bëja me një fanellë tjetër në shpinë”, ka thënë Nedved.
/JUVENEWS.TK/