25 prill 2011
“Juve e pangopur, si Ziegler ashtu edhe Lichtsteiner në Torino”
Për merkaton e ardhshme verore, Juventusi po rihedh krejtësisht nga e para bazat e krahëve të mbrojtjes. Kjo pjesë e skuadrës ka qënë pika nevralgjike që ka patur edhe pjesën më të madhe të fajit në rendimentin e repartit të mbrojtjes dhe jo vetëm.
Sipas 4-4-2.com , Marotta ka vendosur që të sjellë në Torino dy mbrojtësit e kombëtares zviceriane, Reto Ziegler(25) dhe Stephan Lichtsteiner(27). I pari është në skadencë kontrate me Sampdorian dhe mund të niset me parametër 0 kurse për të dytin, Lazio do të mjaftohej me 10 mln euro.
Me këta dy lojtarë Juventus do të zgjidhte problemet në mbrojtje duke blerë dy lojtarë dhe duke paguar një. /fcjuventus-news/