24 prill 2011
Juventusi, bankina e rezervuar për numra një!
Katër trajnerë cilësorë për të zëvendësuar Delnerin dhe për ta rikthyer Juventusin në majat e futbollit italian dhe në Champions League. Kandidatët për të marrë drejtimin e stolit bardhezi janë Roberto Mançini, Luçiano Spaleti, Valter Maxarri e Andres Vijas Boas.
Për trajnerin e Mançester Sitit kanë nisur negociatat. Gjatë bisedës që Nedved ka zhvilluar me Paraticin, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë njohur me kërkesat e Mançinit: për t’u larguar nga “Sitizëns”, ai kërkon garanci për përforcimin e kontingjentit. Përveç teknikut, te klubi anglez Juventusi ka hedhur edhe sytë te Mikah Riçards.
Torinezët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 15 milionë euro për mbrojtësin e qendrës. Megjithatë, Mançini nuk është kandidati i vetëm. Pas kampionatit të shkëlqyer me Napolin, Maxarri mbetet favoriti për stolin. Ndërkohë, Spaleti është i preferuari i Marotës, ndërsa Vijas Boas një alternativë e pëlqyer. Në merkato, pas blerjes së vëllezërve brazilianë Apelt Pires, te Juve presin zhvillime për situatat e dy sulmuesve të Romës, Vuçiniç e Menez. /JUVENEWS.TK/