29 prill 2011

Elkan: Juvja, më e re dhe më e fortë


“Tek Juventus po ndodh një ndryshim, që kërkon kohë për të patur një skuadër më të re dhe më kompetitive.” Xhon Elkan flet për aksionerët, në asamblenë e “Exor”, në të cilën ka qenë prezent edhe presidenti bardhezi, Andrea Anjeli.

“Perspektiva është e lidhur me një event të madh, që do të ndodhë këtë vit, inaugurimin e stadiumit të ri dhe planit, me të cilin po punohet për 2014-n. Duhet të shohim se si në të ardhmen do të jenë të përfshirë më shumë tifozë, edhe falë stadiumit të ri, i cili do të kompletohet shumë shpejt,” vazhdon Elkan.

Më pas një shpjegim për “Fair Play” financiar: “Urdhrat e UEFA-s imponojnë një ekuilibër mes nivelit sportiv dhe atij ekonomik. Për tifozët duhet të evitohet entuziasmi dhe konsumimi i shpejtë, si ata të Romës apo dhe të Torinos.”
/JUVENEWS/