26 prill 2011

Mancini e dëshiron Ibrahimovic – te Juventusi


Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ia ka bërë të ditur Juventusit se ai është i interesuar të drejtojë klubin italian.

Tuttosport shkruan se Mancini ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se ai do të mirëpriste një lëvizje në Torino nëse kushtet e ofruara janë të duhurat.

Ish-trajneri i Interit e dëshiron këtë post – nëse Juve është i gatshëm t’i japë Pavel Nedved një rol më të madh brenda klubit dhe po ashtu të përmirësojnë lidhjet me superagjentin Mino Raiola.

Po ashtu thuhet se Mancini do të kërkojë një rikthim të Zlatan Ibrahimovic, i cili aktualisht është i huazuar te Milani nga Barcelona, ndërsa mund të marrë me vete edhe sulmuesin e Cityt, Mario Balotelli, që të dy klientë të Raiolas.
/JUVENEWS.TK/