29 prill 2011

Edhe Juve pas Agueros


Sergio Aguero ka joshur vëmendjen e Juventusit me paraqitjet e tij të mira për Atletico Madridin këtë vit, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Ekipi nga Torino është i vendosur ta forcojë ekipin gjatë verës pas një sezoni tepër zhgënjyes dhe tashmë e ka shndërruar në prioritet nënshkrimin me një sulmues të ri.

Juve më herët është lidhur me një transferim të sulmuesit të Santos, Neymar, dhe atij të Internacional, Leandro Damiao, por tashmë duket se ka kthyer vëmendjen kah 22-vjeçari Agueri.

Sulmuesi shumë i vlerësuar argjentinas ka bërë mbi 150 paraqitje për Atleticon që kur iu bashkua ekipit spanjoll nga Independiente gjatë verës së vitit 2006. Aguero raportohet se kërkon një sfidë të re dhe mund të transferohet në Itali gjatë verës.

Ai ka një kontratë aktuale me klubin, por ka edhe një klauzolë lëshimi e cila kap vlerën e 45 milionë eurove. Për të i interesuar ka qenë edhe Interi.
/JUVENEWS.TK/