26 prill 2011
Camoranesi: Juventusi pa të ardhme
Ish-mesfushori i Juventusit, Mauro Camoranesi, është shprehur pesimist që klubi do të mund të rindërtojë një skuadër të fortë dhe të rikthehet në maje të futbollit italian dhe atij evropian.
“Është e vështirë të gjykosh nga jashtë, mirëpo Juventusi është duke provuar që të ngritet përsëri në këmbë në pesë vjetët e fundit, mirëpo secilin vit po u duhet të nisin nga fillimi gjithçka. Shumë gjëra janë ndryshuar mirëpo ende asgjë nuk ka ndryshuar. Është e qartë se diçka është duke shkuar gabim“, tha Camoranesi.
Kiliani i cili u shpall kampion botëror me Italinë në vitin 2006, verën e kaluar kaloi te skuadra gjermane Stutgart, mirëpo pas pajtimit për të shkëputur kontratën ai tani luan në Argjentinë me skuadrën Lanus. /JUVENEWS.TK/