23 prill 2011

Corriere dello Sport: “Tani e ka rradhën Casemiro”


Merkato Juventine po merr formë falë blerjes së vëllezërve Appelt Pires dhe përfundimit të detajeve të fundit për Michel Bastos, por goditjet e mëdha duhet të vijnë akoma.

Sipas Corriere dello Sport në Torino po kërkojnë Carlos Henrique Casemiro (19), mesfushor i Sao Paulo-s, i cili është vënë në dukje në Botërorin Under 20.

Braziliani është mbikëqyrur nga përgjegjësi i vëzhguesve Under 20, Carlos Macias Vargas dhe tashmë i përket dyshes Marotta - Paratici që të mbyllin marrveshjen. /fcjuventus-news/