30 prill 2011

Rikthehet Kualjarela: Do të shënoj me gju!


“Një goditje me gjurin e operuar. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për të larguar mendimet e këqia të këtyre muajve.” Ky është goli që ëndërron të shënojë Kualjarela në rikthimin e tij në “debutimin e ri”.

E kam kaluar këtë moment të vështirë falë “tifozëve, familjes time dhe miqve të mi, që më kanë qëndruar shumë afër dhe më kanë mbështetur. Fizikisht nuk jam në një formë të mirë, është normale pas një qëndrimi tremujor larg fushave. Por ndihem mirë, arrij të bëj gjithçka: vrapoj dhe i gjuaj topit.

Kontakti me topin më ka dhuruar ndjesi të mrekullueshme. Momenti më i vështirë ka qenë në fillim, kur më është dukur se gjithçka kishte marrë fund dhe rreth meje dëgjoja të flitej për sezon të përfunduar”, ka thënë Kualjarela, duke rimenduar për ditët e para të dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Parmës.

“Më pas, me kalimin e kohës, gjërat janë përmirësuar. Çdo ushtrim ka qenë një hap përpara, çdo reagim pozitiv i gjurit, një arritje dhe një shtysë për të vazhduar më tej”, ka thënë sulmuesi i Juventusit.
/JUVENEWS.TK/