29 prill 2011

Një lajm që mezi pritej: “Juve, gati 90-120 mln për investime”


Nuk është bërë akoma e qartë shifra tek e cila po punon presidenti Andrea Agnelli dhe Beppe Marotta së bashku me këshillin administrativ të Juventusit, por drejtuesit e Juventusit tani kanë garancinë e Exor, e cila nuk ka ndërmend të tërhiqet përballë financimit të palnit të zhvillimit 3vjecar.

John Elkann, që është kushuriri i Andrea Agnelli dhe njëkohësisht president I Exor, deklaroi se po bëhet gati një rritje kapitali që do t’i lejojë ekipit të Agnelli-t investime të mëdha. Familja do të jetë në krahun e ekipit dhe do ta ndihmojë atë që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Drejtues së 11 Majit.

Pavarësisht humbjeve prej 60-65 mln euro, rritja e kapitalit nga Exor do të bëjë të mundur investime të mëdha. Juventus disponon tashmë 70 mln me të cilat mund të lajë borxhet dhe duket se pjesa tjetër e buxhetit që mendohet nga 90-120 mln euro do vendoset nga Exor dhe do të shkojë krejtësisht për merkaton.

Vlen për t’u përmendur se këto para do të përdoren për të sjellë në Torino jo më 15 lojtarë, por vetëm 2-3. Pra, vlera e lojtarëve që do të blihen do të jetë më e madhe se 30 mln euro, shumë e cila është e njejtë me cmimin e Neymar, Tevez dhe Benzema. /fcjuventus-news/