29 prill 2011

Moggi: "Të kthehem te Juve? Kurrë mos thuaj kurrë"


"Të kthehem te Juventusi? Kurrë mos thuaj kurrë".

Luciano Moxhi e ka lënë të hapur derën për një rikthim të mundshëm në ambjentin bardhezi. Ish-drejtori i përgjithshëm Juventin, duke ndërhyrë për mikrofonat e Radio "Power Station" gjatë emisionit televiziv "Të gjithë të çmendur për Juventusin", e analizon në këtë mënyrë sezonin e Juventusit:

"Problemi serioz i Juventusit nuk është aspak trajneri. Ka shumë lojtarë që nuk shërbejnë për Juventusin dhe për ta bërë kompetitive skuadrën duhet të shiten për të blerë lojtarë të tjerë, që të jenë të vlefshëm dhe të shërbejnë për të arritur objektiva të mëdha".

Mançini?

Luçiano Moxhi është shprehur edhe për kandidatët që mund të arrijnë bankinën bardhezi:

"Mançini është një trajner i mirë dhe nëse shkojmë të kërkojmë cilësitë e Mançinit ai është emri më i rëndësishëm nga ato që janë përmendur deri në këtë moment. Që më pas, ka pasur një të shkuar të ndryshme dhe kundër Juventusit nuk ka asnjë dyshim, por kur je në një tjetër skuadër mendon vetëm për këtë. E ka ekzagjeruar në disa momente, por më pas e ka kuptuar shumë mirë gjendjen.

Shumë gjëra, ndërkohë janë thënë edhe në momente kur je i nxehtë dhe në fakt kur ka mbërritur në Napoli për të dëshmuar për procesin i ka ngrënë të gjitha fjalët, që kishte shprehur pas ndeshjeve shumë herë".

Pa Champions Ligë në sezonin e ardhshëm si do të arrijë Juventusi të marrë në skuadër lojtarë të mëdhenj?

"Duhet të hapin portofolin ose të veprojnë siç vepronim ne, që nuk kishim para, por që shisnim lojtarët e rëndësishëm që kishim në skuadër për të blerë lojtarë më të mirë, që është i nevojshëm. Kur nuk janë paratë duhet të përdoret impenjimi. Anjeli duhet të dëgjohet. Situata është kritike, këtë vit jo për fajin e tij ka shkuar shumë keq, por tashmë duhet të marrë vendime të rëndësishme.

Ibrahimoviç?

Nuk ka asnjë dyshim që do ta kisha marrrë përsëri në skuadër, do t'i jepja një dorë për t'u rikthyer. Juventusi në vitin 2006 nuk do të kthehet asnjëherë më, janë blerë shumë lojtarë që nuk ishin aspak të vlefshëm dhe nuk janë për nivelin e Juventusit, kështu që si fillim duhet të lirohemi nga ata dhe më pas do ta rifillojmë nga fillimi. Por, emra nuk përmend.

Stadium ri?

Kemi dizenjuar ne duke parë eksperiencën e stadiumeve më të mëdha të botës. E kanë marrë dhe e kanë ndërtuar, e kishim projektuar ne më parë, por nuk më intereson shumë merita, më intereson që u ndërtua".

Për Calciopolin?

Luçiano Moxhi ka folur edhe për Calciopolin. Për herë të parë gjatë procesit Calciopoli në Napoli, avokatët e Juventusit kanë replikuar ndaj drejtuesve të gjyqit. "E kanë bërë, sepse ishte momenti ta bënim dhe sepse duhet ta kishin bërë prej kohësh, gjatë të gjithë procesit janë lënë vetëm.

I vetmi që kam mbrojtur Juventusin në këto 5 vite?

Në këtë pikë, nuk ka asnjë dyshim, ka qenë shumë e vështirë, por e kam bërë me shumë dëshirë. Jam unë më shumë i lidhur me Juventusin sesa ata njerëz, që e kanë hedhur në krizë dhe e kanë dërguar në këto nivele. Kur njëri i bën gjërat pa turp, nuk ka asnjë problem. Unë nuk kam bërë asnjëherë gjëra që kam lexuar që kanë kryer presidentët e tjerë, për këtë arsye e kam mbrojtur shumë Juventusin. Futbollin e kam njohur vetëm me përgjime, unë në atë kohë punoja. Dhe e bëja mbase më mirë se të tjerët. Në Romë, kur do të diskutohet ridënimi im do të më pëlqente të dëgjoja afrimitetin dhe solidaritetin e tifozëve. Andrea Anjeli atë që mund të bënte e ka bërë, me shumë kënaqësi. Duhet të reflektojnë për atë që ka dalë në skenë, është kryer një proces mbi dyzet telefonata pa llogaritur, ndërkohë që kishte më shumë se pesëdhjetë mijë telefonata për t'u dëgjuar. Juventusi me Andrea Anjelin ka filluar të reagojë për atë që ka ndodhur më parë në procesin Napoli, nëse nuk do ta marrin në konsideratë edhe në vazhdim dhe nuk ndodh gjë tjetër procesi me shumë mundësi ka përfunduar: në 10 maj, prokurorët do të nxjerrin përfundimet, më pas do të jetë radha e avokatëve të tjerë: por procesi ka përfunduar. Calciopoli është i vetmi proces ku mbrojtja mezi pret momentin të flasë, ndërkohë që akuza kërkon të kundërtën".
/JUVENEWS.TK/