24 prill 2011
Del Piero:” Jam i lumtur për golat por i zhgënjyer me rezultatin. Duhet mundur Lazio”
I intervistuar nga Sky Calcio Show, Alex Del Piero ka komentuar barazimin zhgënjyes të pësuar në minutën e 6’ kundër Catania që duket se i vendos kapakun edhe kualifikimit të Juventus për në Champions League. Një ndeshje e nisur shumë mirë me një dopietë të kapitenit dhe e mbyllu me një barazim pas zëvëndësimit të tij nga Pepe në pjesën e dytë. Del Piero nuk akuzon ndokënd, përkundrazi:
“Del Neri bëri mirë që futi lojtarë më të freskët në fushë, nuk kam asgjë për të thënë mbi këtë temë”
Në lidhje me vendimet e arbitrit:
“Kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar shpjegime nga Bergonzi. Gjatë goditjes së tyre të dënimit, faulli me dorë i Melo-s nuk ishte. Gjithashtu, ndeshja kishte 2 minuta që kishte përfunduar. Pas shtesës, sipas rregullores, lejohet të goditet vetëm penalltia”
Gola të tjerë dhe rekorde të tjera për kapitenin. 283 gola me Juventusin dhe një gëzim i dukshëm:
“E qartë që jam i lumtur për dopietën por në fund mbeten numrat sepse zhgënjimi na ka kapluar të gjithëve. Nuk na mbetet gjë tjetër, vecse të ringrihemi sa më shpejt dhe ta mbyllim kampionatin me nder. Duhet të flasim sa më pak dhe të paraqitemi në stërvitje me grintën dhe egërsinë e duhur edhe pse kjo ndeshje na ka goditur rëndë”
Në lidhje me ndeshjen, zhgënjimi i kapitenit është i dukshëm. Tani objektivi mbetet fitorja ndaj Lazio dhe për objektiva të tjerë nuk flitet më:
“Është e qartë që gjatë ndeshjes janë bërë shumë gabime, por kur je 2-0 dhe mbeten 10 minuta nga përfundimi, në fushën tënde, ndeshja duhet fituar. Objektivi i tanishëm është të mposhtim Lazio-n të hënën e ardhshme. Duhet të japim maksimumin dhe të shohim se c’do të ndodhi. Për fatin tonë të keq, tani fati ynë varet më shumë nga të tjerët se sa nga ne”
Dhe në mbyllje, kontrata:
“Do të takohemi së shpejti, por nuk e di si do të përfundojë. Kontrata do të jetë e bardhë, nuk do të kërkoj garanci teknike. Për mua ka rëndësi dhe mjafton fusha sepse mbështetem vetëm mbi cilësinë time” /fcjuventus-news/