24 prill 2011

Del Piero: Ta harrojmë barazimin


Sulmuesi Juventusit, Alessandro Del Piero, shpreson se barazimi skandaloz ndaj Catanias në momentet përfundimtare të takimit do t’ua hapë sytë lojtarëve para ndeshjeve vendimtare.

“Është e qartë se jam i kënaqur me golat e shënuar, por ekziston zhgënjim i thellë. Ne duhet ta përfundojmë mirë sezonin dhe ta mbledhim veten”.

“Tani të kthehemi në stërvitje dhe të luftojmë shumë për të reaguar. Objektivi është që të fitojmë të hënën ndaj Lazios. Ne duhet të shohim çfarë do të ndodhë. Fatkeqësisht fati nuk është në duart tona”, ka thënë Del Piero.
/JUVENEWS.TK/