30 prill 2011

Ibrahimoviç largohet, vjen Amauri?


Pasi qëndroi më shumë se një vit pa shënuar asnjë gol, Amauri është rikthyer një sulmues i frikshëm pas huazimit të tij nga Juventusi në skuadrën e Parmës.

Italo-braziliani ka realizuar 7 gola në 10 ndeshje dhe kjo mesatare golash, plus paraqitjet fantastike me klubin emiljan, kanë rindezur dëshirën e Milanit.

Allegri kërkon me çdo kusht një zëvendësues të Ibrahimoviçit, duke parë edhe mungesat e shpeshta të Patos, ndaj zgjedhja e tyre ka mbetur te Amauri.

Për rrjedhojë, Amauri mund të jetë një ndër emrat më të rëndësishëm të afatit kalimtar gjatë kësaj vere.
/JUVENEWS.TK/