20 prill 2011

Villarreali kërkon Giovincon


Villarreali ka shprehur interesim për mesfushorin e Parmës, Sebastian Giovinco, përcjell të martën e përditshmja "AS".

Giovinco këtë edicion po shkëlqen me Parman dhe është i huazuar deri në fund të këtij edicioni nga Juventusi. Villarreali është i gatshëm t'i ofrojë Juves një dëmshpërblim prej dhjetë milionë eurosh për mesfushorin italian.

"Giovinco i pështatet shumë ekipit tonë dhe edicionin e ardhshëm do të ishte tandem perfekt me Giuseppe Rossin", ka thënë drejtori sportiv i Villarrealit, Antonio Cordon.
/JUVENEWS.TK/