20 prill 2011

Mancini-Juventus kontaktet e para


Me sa bëhet e ditur është arritur një kontakt i parë mes Mancinit dhe Marottës në Scouting Forum 2011.

Drejtori i përgjithshëm bardhë e zi ka bërë të qartë se me Del Nerin kanë një kontratë dy vjeçare dhe gjithçka ende është për tu studiuar dhe për tu vlerësuar.

“Me Mancinin kemi folur vetëm për çështje lojtarësh”, – bëri të ditur ai.

Megjithatë interesimi i Juventusit në drejtim të Robertos ka qenë gjithmonë i pranishëm dhe nuk mund të hidhet poshtë mundësia për një bisedim të mundshëm në lidhje me këtë temë.

Kjo çështje do të mbetet ende e hapur deri në momentin që Juventusi do të vendosë përfundimisht se çfarë do të bëjë me pankinën e saj.
/JUVENEWS.TK/