20 prill 2011

Moggi: Po tëisha në Juve do ta sillja Mancinin


Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, ka thënë se ai do ta sillte trajnerin aktual të Manchester Cityt, Roberto Mancinin nëse ende do të ishte në drejtim të klubit.

“Mancini ka bërë atë që pak kanë bërë dhe ka treguar konceptet e tij menaxheriale mirë. Nuk kam miqësi të mëdha me të, por kemi biseduar shpesh”.

“Kur zgjidhni një trajner, ju shikoni në aftësitë e tyre dhe Mancini do të ishte në rregull. Nëse do të kisha mundësi ta sjell atë te Juve? Po, do ta sillja”, ka thënë Moggi.
/JUVENEWS.TK/