03 prill 2011

Van Gaal trajner i Juventusit?


Trajneri në largim i Bayernit të Munichut, Louis Van Gaal, ka filluar të lidhet përsëri me një kalim te gjiganti italian, Juventus.

Bild shkruan se Truus van Gaal, bashkëshortja e trajnerit Louis, është parë duke thënë në një restorant për darkë: “Ne mund të shkojmë në Torino”.

Forma e dobët e Bayernit ka detyruar Uli Hoeness që ta emërojë mikun e tij Jup Heinckes si trajner për sezonin e ardhshëm dhe t’ia tregojë derën Van Gaalit, i cili sipas të gjitha gjasave do të marrë në dorë Juventusin në krizë të thellë prej më se gjysmë dekade.
/JUVENEWS.TK/