03 prill 2011

Trezeguuet: “Goli im më i bukur ishte...”


Për vite me rradhë ka qenë idhulli i tifozëve bardhezinj dhe dhe jemi të bindur se do të vazhdojë të jetë, sepse një si David Trezeguet ka lënë shenjë në historinë dhe në zemrat e miliona juventinëve. Në Zonjën e Vjetër, mbase nuk do ta shohim më të festojë, por në kampionatin italian mund të luajë diku tjetër. Atë e kërkojnë prej kohësh Napoli dhe Fiorentina.

Napoli është në avantazh dhe këtë e pohon vetë Trezeguet në një intervistë të lënë në goldenfoot.com:
“Po, edhe në janar mund të firmosja me ta. Do të ishte bukur të luaja atje sezonin e ardhshëm. Tani mendoj vetëm për Hercules, por të kthehem në Itali është e mundshme”

Trezeguet, ndjek kampionatin italian nga Spanja dhe mendon se Milani do ta fitojë atë. Së fundmi David zbulon një sekret që do të lumturonte cdo tifoz bardhezi. Pyetjes se cili ka qenë goli i tij më i bukur i karrierës, ju përgjigj:
“Shumë mendojnë se ishte ai i shënuar kundër Italisë në Europianin e 2000 por nuk është kështu. Mbaj mend se ai i shënuar ndaj Milan në 2005 pas një assist të Del Piero na dha scudetto-n” /fcjuventus-news/