01 prill 2011

Spaleti-Gasperini, favoritë për bankinën e Juves

Luçiano Spaleti në pole position, Xhianpiero Gasperini në krah të tij, Roberto Mançini dhe Antonio Konte janë në linjën e dytë. Është kjo linja e nisjes për të marrë një prej trofeve më prestigjos në qarkullim: bankinën e Juventusit për sezonin e ardhshëm. Me Luixhi Del Nerin që është në prag largimi (me përjashtim të ndonjë ndryshimi të papritur), bardhezinjtë kërkojnë, për të disatën herë, një trajner për të marrë drejtimin e skuadrës bardhezi drejt një projekti fitues.

Dhe trajneri aktual i Zenit Shën Petersburgut është ai trajner, që ka kredencialet më të mira. Që në sezonin e shkuar, Spaleti ishte përmendur si opsioni kryesor për të hapur, më në fund, një cikël fitues. Pengesa ka qenë gjithmonë kontrata e tij e blinduar (dhe e pasur) që e lidh italianin me shoqërinë ruse. Pa harruar që me kampionatin rus që zhvillohet gjatë muajve të verës dhe në pranverë, nuk do të jetë asnjëherë e lehtë të merret në një sezon që zhvillohet.

Për këtë arsye, në Torino janë duke vlerësuar alternativat e mundshme. Alternativa që shikojnë në rritje të vazhdueshme kandidaturën e Xhianpiero Gasperinit. Për të, që ka qenë protagonist me të rinjtë e Juventusit do të flitej për një rikthim në shtëpi, ku ka lënë një kujtim shumë të bukur dhe ka shumë njerëz që e vlerësojnë. Fakti që është i lirë është një vlerë e shtuar për t'u mos nënvlerësuar. Ka më pas dy emra që krijojnë shumë zhurmë në ambjentin e tifozëve. Për arsye të ndryshme.

Ai i Roberto Mançinit, një armik i deklaruar që nga periudha e Calciopolit, por që nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij bardhezi që fëmijë dhe vlerësimin e tij për shoqërinë, me përjashtim të Moxhit me shokë. I pëlqen tifozëve, por nuk bind plotësisht drejtuesit e klubit, ndërkohë, Antonio Konte. 'Kapiteni' i triumfeve në kohën e Marçelo Lipit ka qenë një hap larg marrjes së drejtimit të Juventusit në sezonin e shkuar, por më pas gjithçka është rrëzuar.

Një goditje e rëndë për legjendën bardhezi, që e ka pranuar, por nuk ka hedhur asnjëherë poshtë ëndrrën për t'u kthyer një ditë në atë skuadër. Është mbase ai njeriu i preferuar për tifozët. Nuk mungojnë, ndërkohë edhe ata që shikohen si jo favoritë. Valter Maxarri, arkitekti i mrekullisë Napoli, të cilit i kanë mbërritur vlerësimet e Zonjës së Vjetër, por që De Laurentis e konsideron të blinduar. Ose Luis Van Gal, që nga qershori i ardhshëm do të jetë në merkato pas lamtumirës përpara kohe nga Bajern Mynihu.

Në letër është ai trajneri më prestigjios dhe më fitues në këtë listë. Vetëm nëse nuk do të ndodhë që të fitojë mundësia e 'çmendur'. Ajo e Del Nerit, që deri më tani ka marrë, të paktën me fjalë, mbështetjen maksimale nga ana e Andrea Anjelit dhe Bepe Marrotës, edhe për të ardhmen, por që asnjë njeri nuk e shikon përsëri në bankinën bardhezi për sezonin e ardhshëm.
/JUVENEWS.TK/