01 prill 2011

Ferguson e do “Il Principinon”

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson raportohet se është duke përcjellë organizatorin e lojës së Juventusit, Claudio Marchisio.

Sipas medieve italiane, gjiganti anglez janë duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të 24 vjeçarit, kjo pas raporteve jo të mira të italianit me klubin nga Torino.

Raportohet se Ferguson është duke e përcjellë lojtarin për disa kohë, si pjesë e tentimeve për të gjetur zëvendësim për të lënduarin Oëen Hargreaves. Për Marchision në të kaluarën thuhet se është i interesuar edhe Chelsea.

Lojtari që ka gjashtë paraqitje me Italinë ka impresionuar me Juventusin, por ai pritet që të largohet nga klubi më i suksesshëm italian, pas dështimit të negociatave për kontratë të re. /Juventus-Fans/