
Gjithsesi, dihet, kur ekziston një mundësi që të dy palët të përfitojnë, mirë se të vi një paqe. Dhe pikërisht nga këtu nis ideja për një shkëmbim ndërmjet dy shoqërive, aspak e thjeshtë për t'u realizuar, por as i pamundur. Juventusi, që është në kërkim të një lojtari të fortë krahu i barabartë në nivel me Milos Krasiç, kërkon Zheremi Menez, që ka prishur marrëdhëniet me skuadrën verdhekuqe. Nga ana e tyre, verdhekuqtë kanë nevojë për një portier cilësor dhe me eksperiencë, në gjendje për të drejtuar repartin.
Kush më mirë se Xhianluixhi Bufon?
Sot, mediat italiane duke filluar nga "Corriere dello Sport" kanë hedhur idenë e një shkëmbimi të mundshëm: Roma për Menez kërkon njëzet milionë euro, por përfshirja e Bufonit si një lojtar për shkëmbim ndryshon normalisht letrat në tavolinë. Me më shumë se dhjetë vite vonesë, portieri i kombëtares italiane mund të rikthehet në këtë mënyrë në kryeqytet, duke i lënë portën bardhezi Marko Storarit, që është paraqitur shumë mirë deri në rikthimin e tij.
Dhe më pas, në shtëpinë bardhezi është duke u rritur Laurent Branesku, portieri i ri rumun dhe, qarkullojnë zëra që bardhezinjtë janë duke ndjekur edhe portierin e Ajaksit dhe kombëtares holandeze, Marten Stekelemburg. Bardhezinjtë, në çdo mënyrë, janë duke mbajtur të gjallë një tjetër tratativë, nëse Menez nuk do të arrihej. Jeferson Farfan, i cili në javën e shkuar nuk ka mohuar se pëlqen të veshë fanelën e Juventusit, nëse Shalke do e lejojë, është gjithmonë i pëlqyer dhe i vlerësuar nga njerëzit e merkatos bardhezi. /JUVENEWS.TK/