20 prill 2011

Roma përgatit revolucionin në port Giggi Buffon


Në merkato rezulton shumë konkret interesimi për Bufonin, por, ashtu si edhe Roma dhe Juventusi, janë duke kërkuar si shumë të impostojnë tratativat, dhe është e vështirë, që portieri juventin të kalojë në portën verdhekuqe.

Për Bufonin, Roma propozon në fakt Menez, në fund të kontratës pas një viti dhe, deri pak kohë më parë, kur janë ulur pretendimet ekonomike, kërkonte edhe një shumë ekonomike në avantazhin e tij. Bufon nuk dëshiron të jetë ai njeriu që shtyn drejt shitjes në fund të sezonit, duke tradhëtuar në këtë mënyrë tifozët e tij; në të njëjtën kohë, Juventusi ka frikë të shprehet hapur, sepse ka frikë nga reagimi i popullit bardhezi.

Për këtë arsye, për vështirësitë reale të operacionit, janë rritur ndërkohë aksionet e Frederiko Marketit, zëvendësi i Bufonit në Botërorin e fundit që mund të sigurohet për vetëm 5.5 milionë euro falë një klauzole super avantazhuese që menaxheri i tij, avokati Bozo, ka arritur ta përfshijë në kontratën e tij që kur lojtari kishte probleme me Kaljarin. Për Marketin, ndërkohë duhet të kujtohet që Milani ka një opsion moral deri në qershorin e ardhshëm.
/JUVENEWS.TK/