20 prill 2011

Marotta: Çmimi i Aquilanit i lartë


Menaxheri gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se çmimi që kërkon Liverpooli për Alberto Aquilanin është shumë i lartë, dhe se ata do të përpiqen të ulin atë.

“Ne kemi raport të mira me Liverpoolin dhe mendojmë se mund të arrijmë një mirëkuptim. Alberto ka dëshmuar se është një lojtar i rëndësishëm dhe ne e dimë këtë nga koha e tij me Romën”.

“Ne kemi një opsion për ta blerë kontratën e tij që është shumë e lartë për ne, por ne shpejt do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje me Liverpoolin”, ka thënë Marotta për Gazzetta dello Sport.

Aquilani këtë sezon ka luajtur në 29 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar në dy raste.
/JUVENEWS.TK/