20 prill 2011

Marrota: "Del Piero do të qendrojë. Del Neri? Të shohim"

Nuk do të ketë asnjë revolucion, dy ose tre blerje të reja cilësore dhe mbi të ardhmen e Del Nerit takimi është fiksuar për në fund të sezonit. Janë këto pikat kryesore që ka shprehur, gjatë forumit 'Scouting Forum 2011', Bepe Marrota, si drejtor i përgjithshëm i Juventusit, që ka siguruar që shoqëria po punon fort, sepse në kampionatin e ardhshëm kërkohet që skuadra të arrijë më lart, por "pa kryer asnjë revolucion, më shumë do të ketë një rinovim në disa reparte". Marrota vazhdon më tej, duke folur për bazat e skuadrës që janë hedhur një verë më parë: "Kur kemi mbërritur, kemi gjetur një cikël që ishte i destinuar të mbyllej dhe ne kemi filluar verën e shkuar një tjetër cikël me shumë vështirësi, duke hedhur baza të forta. Në ndeshjet e fundit janë përdorur 14, 15, 16 lojtarë nga të cilët 12-13 lojtarë janë nga ato që kanë mbërritur të rinj. Tani dëshirojmë të vazhdojmë të përmirësohemi me këtë grup, duke gjetur dy ose tre lojtarë cilësorë për të bërë të mundur që skuadra të marrë benefite, për një strategji që është konkorduar sipas linjave drejtuese që shoqëria na ka vendosur në fillimet e projektit tonë".

Objektivat

Kush janë objektivat e Juventusit, Marrota nuk i zbulon. Për Tevez dhe Neymar ai është limituar të shprehet që, "janë dy emra të shkëlqyer, por operacione shumë të vështira për t'u realizuar", ndërkohë që për Montolivon ai shprehet "që është një lojtar i Fiorentinës, skuadrës kombëtare, një lojtar shumë i mirë si shumë të tjerë". Më mirë të mendohet për ata që do të qëndrojnë, Akuilani në radhë të parë. "Me Liverpulin, kemi një marrëdhënie të mirë dhe mendojmë se do të gjejmë një marrëveshje përfundimtare. Alberto ka treguar se është një lojtar i rëndësishëm që e kemi njohur edhe më parë në të shkuarën, ekziston e drejta për ta blerë përfundimisht që duhet të aplikohet, që parashikon një shumë që konsiderohet e lartë për ne, por do të kërkojmë ta përfundojmë shpejt me një zgjedhje sëbashku me Liverpulin".

Del Piero dhe Marrota

Marrota ka siguruar që rinovimi Del Pieros është diçka e arritur: "Anjeli ka folur me të dhe kanë gjetur lehtësisht një marrëveshje, nga pikëpamja kontraktuale bëhet fjalë vetëm për të hedhur firmat, është një akt tërësisht formal, marrëveshja është arritur prej kohësh". Kapitulli Bufon: "Nuk jemi një shoqëri që duhet të shesim një pasuri tonën teknike për të siguruar para: Xhixhi është portieri më i mirë i dhjetë viteve të fundit dhe Juventusi nuk mund të privohet lehtë nga një lojtar i atillë. Nga ana jonë, nuk ka pasur asnjëherë një qëllim për ta shitur". I vetmi që shikohet me dyshim në këtë pikë është trajneri Luixhi Del Neri. "Shoqëria do të nxjerrë konkluzionet e saj në bazë të punës së kryer nga trajneri gjatë sezonit: me trajnerin Del Neri kemi një marrëdhënie vjetore dhe me të do të diskutojmë dhe vlerësojmë shumë gjëra në përfundim të këtij sezoni. Shoqëria jonë nuk ndalet, është duke vlerësuar gjithçka dhe diskutimin e trajnerit do ta kryejmë në momentin më të përshtatshëm". Marrota, ndërkohë kërkon të saktësojë edhe meritat e Del Nerit, "duke parë vështirësitë që ka pasur në fillim të sezonit për të arritur t'i lidhë sëbashku këto lojtarë të rinj që sapo kishin mbërritur. Skuadrat që janë përpara në klasifikim janë ndërtuar gjatë shumë viteve, Napoli është një realitet sportiv i jashtëzakonshëm, por janë dashur shumë vite për të krijuar atë ansambël që kemi parë. Në futboll nuk mund të imagjinohet, që nga një moment në tjetrin kthehesh të fitosh dhe të arrish suksese të jashtëzakonshme".
/JUVENEWS.TK/