
Meqë një Juventus fantazi mund të luajë më 4-3-3, një lojtar si Giovinco(vështirë të vijë) dhe Pasquato( më e thjeshtë) duhet të rikonfirmohet.
Pasquato në Modena ka shënuar 9 gola deri tani. Jo pak për një sulmues krahu, i cili ëshët themelor për shpresat play-off të Modena-s. Dje, një magji e të riut Pasquato u siguroi fitoren kundrejt Livorno-s. Sot ai vlerësohet rreth 6-7 milion euro, por nëse vazhdon me performanca të tilla, cmimi i tij do të vazhdojë të rritet. Mbase do të ishte një alternativë e mirë zëvëndësuese e lojtarëve të rinj ose mbase edhe më shumë. /fcjuventus-news/