03 prill 2011

Montela: "Ndeshja me Juventusin më e rëndësishme se sa e ardhmja ime"


Të dielën në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja Roma-Juventus që do të mbyllë javën e 31 të Serisë A. Trajneri verdhekuq, Vincezo Montela, ka folur në një konferencë për shtyp në Trigoria, por çështja më e nxehtë në kryeqytetin italian, është çështja e lidhur me kalimin e pronësisë së klubit. 'Aeroplani' ka debutuar në fakt në konferencë për shtyp me një falenderim për pronarin e ardhshëm të klubit, presidentin Tomas Di Benedeto dhe ka folur për perspektivën e tij. "Falenderoj Di Benedeton për fjalët e bukura që ka shprehur në drejtimin tim, është shprehur Montela dhe ndalem këtu. Tashmë flas për ata që janë prezent, për ata që më kanë dashur në këtë shoqëri. Për të ardhmen, ndërkohë tani ka vetëm hipoteza, edhe se shumë konkrete.

Jam shumë i qetë dhe nuk mendoj, dëgjohen shumë gjëra që janë në kontradiktë me gjëra të tjera. Nëse mbërrij në vend të katërt, nuk është e thënë që mund të konfirmohem, kështu që mbase nëse arrij në vend të pestë mbase qëndroj". Vincenzo Montela kërkon gjithsesi që, çështjet brenda shoqërisë të mos shpërqendrojnë lojtarët në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme kundër bardhezinjve. "Për mua është shumë më e rëndësishme ndeshja e të dielës, ka nënvizuar trajneri verdhekuq, skuadra është shumë e distancuar nga ajo që po ndodh, edhe sepse është mësuar me të tilla zëra prej kohësh. Kam parë djemtë shumë të përqendruar për ndeshjen e nesërme, që është veçanërisht e rëndësishme".

Aeroplani është fokusuar në këtë mënyrë tek kundërshtari i nesërm dhe mbi marrëdhënien që ekziston me Luixhi Del Nerin. "Me Del Nerin, kam një marrëdhënie shumë të mirë, ka shpjeguar ai, ishte i vetmi që më bënte të luaja në çdo ndeshje. Skuadrat e tij luajnë prej vitesh me të njëjtën mënyrë, janë shumë të organizuara, por kanë edhe disa probleme që do të kërkojmë t'i evidentojmë". Për skuadrën verdhekuqe do të jetë fondamentale të fitojnë për të mos humbur trenin që të dërgon në Champions Ligë. "Roma ka nevojë të fitojë për të arritur në vend të katërt, do të luajmë një ndeshje të hapur të orientuar drejt sulmit, është shprehur trajneri verdhekuq. Juventusi ka nevojë për pikë ashtu si edhe ne, ka shumë vite që largohen nga Roma me shumë pikë, do të kërkojmë ta ndryshojmë këtë tendencë.

Do të jetë një ndeshje edhe nervoze, sepse është në lojë rezultati". Montela në fund të komentit të tij për mediat ka folur edhe për lojtarë të veçantë. "Françesko Toti është në rritje të vazhdueshme, shkon te goli në mënyrë të vazhdueshme. Borrielo është duke u stërvitur shumë mirë, ashtu si edhe Xheremi Menez, është shprehur Montela, në skuadrat e mëdha mund të bëj diferencën edhe ai lojtar që e fillon ndeshjen nga bankina. Mbi Kasetin jemi duke vlerësuar me kujdes gjendjen e tij. Alberto Akuilani këtu nuk ka gjetur asnjëherë vazhdimësi, edhe për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme që ka pësuar, por është një lojtar i rëndësishëm për Juventusin, për skuadrën kombëtare dhe për çdo lloj skuadre".
/JUVENEWS.TK/