16 prill 2011

Nedved: “Pengu im i vetëm i imi është Champions”


Gjatë prezantimit të librit të tij të ri “Una vita normale”, në Studio Sport, Pavël Nedved kishte mundësi të fliste për të shkuarën e tij. Ish mesfushori i Lazio dhe Juventus, që tashmë është në stafin drejtues të Zonjës së Vjetër rrëfehen pengun më të madh të karrierës së tij:

“Ideja e shkrimit të këtij libri lind nga dëshira për të shkruajtur cdo gjë në lidhje me personin tim jashtë katërkëndëshit të lojës dhe jashtë botës së futbollit, se si jeta ime u zhvillua pasi vara këpucët në gozhdë”.

Nuk mungojnë as referencat rreth jetës së atletit për momentet kyc të sezoneve të tij në Itali:
“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë ajo e të ngriturit një kupë Champions league-e por fatkeqësisht nuk ja kam arritur. Le të themi që gëzimi i të fituarit një Top të Artë mund të jetë një pjesë e kompensimit të këtij turneu”- Për më shumë mbetet vetëm të lexojmë librin. /fcjuventus-news/