16 prill 2011

Nis operacioni “kualitet”

Në Torino, të gjithë janë të bindur se duhet rritur niveli teknik në skuadër, për të mbuluar hendekun që ndodhet mes Juventusit dhe ndjekësve. Kjo bindje duket se do të konkretizohet përmes blerjes së lojtarëve të rinj, lojtar të majës së renditjes botërore, sic i ka quajtur Marotta. Sipas Tuttosport, francezi Menez(23), dhe Giuseppe Rossi(24) janë dy emrat kryesor të axhendës juventine, por nuk do të jetë e lehtë që të sillen në Torino.

Sic është e qartë, mbi sulmuesin e Villareal është një interesim i fortë i Barcelona-s, e cila preferohet nga lojtari dhe për sa i përket fantazistit të Roma-s, edhe ai preferohet nga shumë skuadra. Ekziston edhe opsioni Mirko Vucinic(27) që duket se i pëlqen Marotta-s dhe Paratici-t, pa harruar ëndërrat Sanchez dhe Neymar, të cilët mund t’i bëjnë tifozat që të ëndërrojnë. /fcjuventus-news/