03 prill 2011
Del Neri: "Jam kundër shkëmbimit Bufon-Menez"
"Shkëmbimi Bufon-Menez? Unë mbaj Bufonin dhe zgjedh të mos e kryejë një shkëmbim të tillë. Bufon është në gjendje të shkëlqyer, jep gjithmonë maksimumin dhe është një motivues i madh për të gjithë skuadrën. Do të na japë një dorë të madhe ndihme në këto tetë ndeshjet e fundit". Del Neri e mban të shtrënguar fort rreth vetes portierin e tij, që është përmendur si një lojtar që mund të transferohet te Roma ditët e fundit. Trajneri i Juventusit është gati për sfidën me verdhekuqtë: "Ne kemi një skuadër të mësuar të luajë ndeshje të rëndësishme".
"Skuadra ime ka treguar se di t'i përballojë shumë mirë ndeshjet e rëndësishme. Presim një Olimpiko shumë të karikuar, që do të dijë të na japë stimuj edhe neve. Kemi akoma objektiva që jemi duke ndjekur dhe të mundim Romën është një nga këtu, edhe sepse do të na dërgonte dy pikë nga ata dhe do të rihapte diskutimin për Champions Ligën", ka shtuar Del Neri, që tek Roma do të hiqte me kënaqësi "Totin për cilësitë teknike dhe për karizmën e tij në të tilla ndeshje". Europa është dhe mbetet një objektiv për Juventusin: "Objektivat në futboll janë gjithmonë: të fitojmë ndeshjen, të arrijmë Europën. Edhe se klasifikimi në këtë moment nuk është pozitiv, nuk kemi ndërmend të braktisim cilësitë tona dhe synimet, duhet të japim maksimumin, gjithmonë kudo". Juventusi në këtë ndeshje, ndër të tjera, duhet të bëjë edhe pa Alesandro Del Pieron dhe Xhiorxhio Kielinin.
"Na vjen keq për të dy: Aleksi ishte në një formë të shkëlqyer dhe dëmtimi i tij ka qenë pothuajse banal… në stërvitje ka kërkuar të zgjasë këmbën dhe është dëmtuar. Xhiorxhio është dëmtuar në ndeshjen me Italinë, por të thuash që është dëmtuar, sepse ka luajtur në çdo ndeshje më duket disi e tepërt", ka shpjeguar trajneri. "Kur shkohet në skuadrën kombëtare duhet të jesh gjithmonë disponibël për të luajtur në çdo lloj momenti. Ndalesa e tij do të jetë disi më e gjatë në krahasim me atë të Alesandros, por për fat të mirë Barzalji është mirë dhe kështu që jemi të mbulur në atë repart". Dëmtimet e Kielinit dhe Del Pieros rikthejnë në qendër të vëmendjes diskutimin për lagështirën e madhe që ekziston përreth qëndrës stërvitore në Vinovo, që gjithmonë është menduar si një ndër faktorët e mundshëm të dëmtimeve muskulare: "Lagështia dhe mjegulla në Itali ekziston edhe në zona të tjera, ka përsëritur Del Neri. Parma, Bolonja, Modena, edhe në Milano…". /JUVENEWS.TK/