20 prill 2011

Juve-Bastos, do të realizohet


Tifozët juventinë nuk kanë pse shqetësohen. Edhe pse vendi i 7-të në klasifikim duket si një realitet i pashpresë, e ardhmja juventine në merkato duket më se shpresëdhënëse.

Kush kërkon “kokën” e Del Neri-t duket se do t’i plotësohet dëshira. Sipas “Tuttosport” aventura e trajnerit friulan të Juventus ka ardhur drejt fundit dhe Mancini, Mazzarri, Conte dhe Spalletti janë alternativat kryesore, edhe pse Boas po fiton pikë në rënditjen aktuale të pëlqimeve të klubit bardhezi.

Në ditët e shkuara, në Francë qarkullonte lajmi i një ftohjeje të Michel Bastos me Juventus, për shkak të moskualifikimit në Champions League. Për të qetësuar situatën ka menduar agjenti i brazilianit, Emmanuel de Khercove. Ai dukej optimist rreth marrveshjes dhe tha se Bastos do të jetë me 99% një lojtar i Juventusit, pavarësisht kualifikimit apo jo për në Champions League:
“Juventusi duhet të qëndrojë i qetë. Për Bastos kampionati italian dhe mundësia e të sfiduarit 2 herë në vit ekipe si Milan dhe Inter ka të njëjtin përmbushje që do t’i jepte Champions League. Thjeshtë po presim qe dy ekipet të takohen, por mendoj se nuk do të ketë probleme, duke qenë se Lion ka shprehur gatishmërinë për të lënë të lirë Michel”

Duket e sigurtë tashmë se Bastos do të jetë blerja e parë e Juventusit për sezonin 2011/2012. Mbyllja e marrveshjes pritet të arrihet rreth mesit të Majit, për një shifër afër 15 mln euro. Duket se me këtë blerje cilësore, krahu i majtë i lojës do të jetë i blinduar. /fcjuventus-news/