21 prill 2011

Moggi: Arsene ishte afër të nënshkruajë për Juven


Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, thotë se ai ka qenë shumë afër për të angazhuar Arsene Wenger si trajner gjatë kohës kur ishte në detyrë.

Moggi ka zbuluar se ata megjithatë zgjodhën Fabio Capellon para menaxherit të Arsenalit, kur erdhi koha për të vendosur.

“Arsene Wenger ishte vetëm një hap larg Juventsit para se Fabio Capello të arrinte. Por ne zgjodhëm Capellon pasi ai ishte më i madhi nga të gjithë në kuptimin që ai nuk angazhohet vetëm në stërvitje, por po ashtu futet në një menaxhim të plotë të ekipit edhe në aspektin e rekrutimit dhe menaxhimit të dhomës së veshjeve”, ka thënë Moggi.
/JUVENEWS.TK/