20 prill 2011

Modric, synim i Juventusit


Juventus është vënë pas mesfushorit të Tottenhamit, Luka Modric. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Juventusit, Beppe Marotta gjatë një intervistë për “Corriere dello Sport”.

“Modric është një lojtar interesant, dhe është e vërtetë së ne jemi të interesuar për të”, tha Marotta. Për mesfushorin kroat që po kalon një nga sezonet më të mirë në karrierën e tij nën drejtimin e Redknapp interesim ka shprehur edhe skuadra kampione e Italisë, Inter.
/JUVENEWS.TK/