20 prill 2011

Juventus dhe Inter në garë për ‘Thuramin e ri’


Mbrojtësi i Le Mans, Tony Huston si duket do të ketë një të ardhshme të ndritshme pasi për të tani kanë filluar të interesohen ndër klubet më të mirë Evropiane duke përfshirë këtu edhe Juventusin dhe Interin.

Tony Huston ka pasur një sezon fantastik me skuadrën nga liga e dytë e francës, ndërsa tani ai në vendin e tij ka filluar të quhet si ‘Lilian Thuram i ri’.

18-të vjeçari konsiderohet si njëri ndër talentët më të mirë në Francë ndërsa tani France Football shkruan se Juventusi është i gatshëm që t’i bëj ballë Interit për të nënshkruar me lojtarin.
/JUVENEWS.TK/