20 prill 2011

Marota konfirmon Del Nerin


“Del Neri ka një kontratë 2-vjeçare, do të ulemi në fund të sezonit dhe do të bëjmë vlerësimet e duhura. Trajnerit do t’i njihen meritat e një sezoni të karakterizuar nga rinovimi i madh i skuadrës.” Bepe Marota konfirmon Xhixhi Del Nerin.

Drejtuesi bardhezi i thur elozhe punës së trajnerit: “Del Neri ka mbushur në mënyrën më të mirë të mundshme një punë të vështirë, - ka shtuar ai, përpara se të hedhë poshtë hipotezën e Maxarrit të Napolit.

“Kam një raport të mirë me të. Maxarri ka një kontratë me Napolin dhe presidenti i tyre, De Laurentis, ka thënë se trajneri do të qëndrojë në Siçili edhe për 2 vite të tjera. Nuk është e drejtë të përmendësh tek Juventus, emrat e trajnerëve të tjerë”.
/JUVENEWS.TK/