20 prill 2011

Del Piero, gjysmë lamtumire Championsit


Kapiteni i Juventusit e shikon të vështirë kualifikimin në Europën që ka rëndësi

“Është e kotë të fshihemi: nëse do të duhej të përqendroheshim vetëm tek gara për vendin e 4-t, rezultati i të dielës së kaluar mund të konsiderohet si penalizues për ambiciet tona. Në realitet nuk mund të synojmë vetëm këtu, sepse kemi thënë gjithmonë që duhet të shohim ndeshje pas ndeshjeje, deri në fund të sezonit, për të bërë më pas llogaritë.

Kështu që duhet të vazhdojmë përpara, duke kërkuar të mbyllim më së miri 5 ndeshjet që kanë mbetur, pa harruar se vinim nga 3 fitore radhazi përpara barazimit të së dielës.

“Alesandro del Piero provon të mbajë gjallë shpresën në njëfarë mënyre, por fjalët e tij të publikuara në uebsajtin personal duken si një gjysmëlamtumire ndaj Ligës së Kampioneve, për një Juventus që barazoi pa gola në “Franki” dhe që është larguar në -8 nga Lacio, e cila arriti të fitonte në Katania.

“Megjithatë, është e qartë se nuk jemi të kënaqur për pikën e marrë në Firence, pasi duhej të fitonim, ashtu sikurse kemi ndërmend të rikthehemi ta bëjmë që prej të shtunës, ne ndeshjen me Katanian. Sa më përket mua, jam kthyer në fushë pas ndalesës prej 2 javësh, si pasojë e një tërheqjeje muskulare, gjë që tani ka kaluar.

Dua të shoh vetëm përpara për të mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërkohë, edhe edhe në sezonin e ardhshëm, Alesandro del Piero do të luajë me Juventusin. Konfirmimi, ka ardhur nga drejtori i përgjithshëm i klubit bardhezi, Xhuzepe Marota.

“Presidenti, Andrea Anjeli, e lojtari në fjalë janë takuar dhe kanë gjetur lehtësisht një marrëveshje,” ka shpjeguar drejtuesi piemontez. “Mungon vetëm nënshkrimi i firmave, por bëhet fjalë vetëm për një akt formal.” Del Piero, 37 vjeç në nëntor, ka mbërritur tek Juve në 1993.
/JUVENEWS.TK/