21 prill 2011

Marchisio, i gatshëm të nënshkruajë


Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio është i gatshëm të vazhdojë kontratën e tij me klubin. Reprezentuesi italian tashmë një kohë të gjatë është në bisedime për vazhdimin e marrëveshjes aktuale, e cila e lidh atë me Bianconerët deri më 2014.

Në kontratën e re parashihet rritja e pagës.

“Jam i qetë dhe shpresoj se çështja do të zgjidhet së shpejti. Dua t’i shmangem një tjetër viti duke menduar për kontratën time”, tha Marchisio për të përditshmen sportive italiane Tuttosport.
/JUVENEWS.TK/